By Edra Fresku • 27/10/2016 • Comments Off on Vizitë e delegacionit të Ministrisë së Shëndetësisë Turke në Spitalin Rajonal Shkodër
Ditën e djeshme, në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër, ishin për vizitë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë Turke. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të ministrive përkatëse të shtetit Turk dhe atij Shqipëtarë. Fjalimi hapës u mbajt nga drejtori i spitalit, Z. Përparim Çela, i cili shprehu gatishmërinë e plotë për cdo lloj shkëmbimi eksperiencash ndërmjet dy palëve. Takimi vijoi me pyetje/përgjigje me qëllim krijimin e një panorame të plotë të gjendjes së spitalit.