koordinon punën me Shërbimin e Kirurgjisë, Urgjencës, Laboratorin dhe Radiologjinë, duke ofruar konsulta me mjekët specialistë përkatës. Pranë këtij shërbimi funksionojnë kabineti i hemotransfuzionit për të sëmurët ambulator që kanë nevojë për hemotransfuzion. Në shërbim të pacientëve është dhe ambulatori për konsultat e rasteve problematike që nuk mbulohen nga mjeku i familjes apo specialisti i poliklinikës.
Ne shërbimin e Patologjisë përfshihen:
Klinika infektive e Spitalit Rajonal Shkoder është e vendosur në një godinë të veçantë në katin e pare. Në këtë klinikë realizohen konsultat ambulatore, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve infektive. Klinika ka dhe një ambjent të veçantë reanimacioni për trajtimin e të sëmurëve rëndë.
Shtrimet e planifikuara kryhen nëpërmjet një konsulte të përbashkët të shefit të shërbimit me mjekun specialist përkatës duke u bazuar edhe ne rekomandimet e mjekut të familjes ose mjekut specialist. Për të gjitha rastet urgjente i sëmuri futet menjëherë në terapi.