Nga mjekët kirurgë të spitalit tonë realizohet shërbimi i mjekut roje 24 orësh nëpërmjet të cilit mbulohet vlerësimi dhe trajtimi i rasteve kirurgjikale të paraqitura në urgjencë me probleme akute dhe të rrezikshme për jetën.
Këto ndërhyrje realizohen në sallën kirugjikale të urgjencës dhe më pas pacientët dërgohen në ambientet e kujdesit intesiv pranë shërbimit të Anestezi – Reanimacionit.