Në kirurgjinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës kryhen operacione:

  • Laparoskopike
  • Ca Esophagu
  • Trajtimi kirurgjikal i kancerit të gjirit

Perfeksionimit të Kirugjisë së mameve i shtohet dhe bashkëpunimi i sukseshëm me Universitetin e Pizës, ku mjekë  kirurgë italianë vijnë dhe marrin pjesë në ekipe të përbashkëta për operacionet e kancerit te gjirit.

Kirurgjia ndodhet në katin e parë të godinës kryesore të spitalit dhe përfshin:

  • Blloku i sallave për operacionet e planifikuara
  • Mikro Kirurgjia
  • Salla e urgjencave kirurgjikale

    Nga mjekët kirurgë të spitalit tonë realizohet shërbimi i mjekut roje 24 orësh nëpërmjet të cilit mbulohet vlerësimi dhe trajtimi i rasteve kirurgjikale të paraqitura në urgjencë me probleme akute dhe të rrezikshme për jetën.
    Këto ndërhyrje realizohen në sallën kirugjikale të urgjencës dhe më pas pacientët dërgohen në ambientet e kujdesit intesiv pranë shërbimit të Anestezi – Reanimacionit.

  • Klinika e kirurgjisë së përgjithshme

  • Klinika e Urologjisë

    Klinika e Urologjisë e përfshire në shërbimin e Kirurgjisë ofron shërbimin e kujdesit shëndetësor nëpërmjet kabinetit të konsultave dhe ndërhyrjeve kirugjikale të realizuara nga një staf prej tre mjekësh kirurgë me specialitetin urolog. Këtu realizohet diagnostikimi dhe trajtimi kirurgjikal i çrregullimeve të traktit urinar. Ky shërbim është i pari që ka aplikuar trajtime me kimio-terapi për nozologjitë e mëposhtme:
    1. Adenocarcinomat e glaunkës së prostates.

    2. Papiloma e veziko- urinare.

    3. Papilo-carcionoma e vezikës urinare.

    4. Marrja e materialit endoskopik për ekzaminim histopatologjik.

Mjekët që kryejnë këto shërbime janë:

  • Agustin SUMA Kirurg/Maxillofacial
  • Ardjan DAJTI Kirurg
  • Ardjan YMERAJ Kirurg
  • Besmir GRIZHJA Kirurg
  • Bledar SHEGA Kirurg
  • Gezim GALIQI Kirurg
  • Lulëzim LEKAJ Kirurg
  • Shpëtim YMERI Kirurg