Mirësevini në faqen zyrtare të Spitalit Rajonal Shkodër


  • Sherbimet tona



    • Banka e Gjakut

      Ajo ndodhet pranë Shërbimit të Reanimacionit dhe është e vetmja strukturë transfuzionale që mbulon me shërbim rrethin e Shkodres. Qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut është institucioni qëndror i shërbimit të transfuzionit në vend qe ka ne varesi te saj te gjitha bankat e gjakut ne rrethe. Ne banken e gjakut ne spitalin rajonal te Shkodres grumbullohen sasitë e nevojshme të gjakut që ju duhen pacientëve ...


    • Kabinetet e Konsultave

      Në ambjentet e spitalit, në godinën qëndrore janë ngritur dhe funksionojnë kabinetet e konsultave për secilin nga shërbimet e spitalit. Në keto kabinete realizohen konsultat e vizitave ambulatore bazuar në sistemin e referimit për kujdesin shëndetësor ndaj pacientëve...

    • Sherbimi i Anestezi Reanimacionit

      Është i pozicionuar në katin e pare të godinës qëndrore të spitalit rajonal. Në të ndërfuten dy shërbime: ai i Kirurgjisë dhe Obstetrikë- Gjinekologji. Realizohen intervente të: Urgjencë Traumës Kirurgjisë abdominale ORL-së Maksilofaciale Okulistikës. Klinika jonë përballon...

    • Sherbimi i Farmacise

      Shërbimi i farmacisë funksionon si një sektor më vete,ndodhet ne katin -1 i cili realizon furnizimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e medikamenteve dhe materialeve të mjekimit sipas nevojave dhe kërkesave të pavionëve te Spitalit. Farmacia e Spitalit ka nje magazinë qëndrore me sistem kondicionimi dhe frigorifera për ruajtjen e barnave, dy depo të tjera gjithashtu dhe nje ambjent figoriferik të madh për ruajtjen ...

    • Sherbimi i Imazherise

      Aktualisht shërbimi imazherik në SRSH funksionon me aparaturat aktuale imazherike të disponueshme. Aparatura e mamografisë dixhitale dhe aparatura e ekografisë së gjirit janë të instaluara në kabinetin e Mamografisë. Spitali është i pajisur me aparatin e skanerit dhe të rezonancës magnetike, që e kanë ngritur në një nivel më të lartë procesin e ...

    • Sherbimi i Kardiologjise

      Shërbimi i Kardiologjisë përfshin: Reanimacionin e Kardiologjisë, Kabineti i Hemodinamikes, Kabinetin e, Provës Ushtrimore, Kabinetin e Konsultave. Në klinikën kardiologjike ...

    • Sherbimi i Kirurgjise

      Në kirurgjinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës kryhen operacione: Laparoskopike, Ca Esophagu, Trajtimi kirurgjikal i kancerit të gjirit. Perfeksionimit të Kirugjisë së mameve i shtohet dhe bashkëpunimi i sukseshëm me Universitetin e Pizës, ku mjekë kirurgë italianë vijnë dhe marrin pjesë në ekipe të përbashkëta për operacionet e kancerit te gjirit...

    • Sherbimi i Laboratoreve

      Ky laborator ndodhet në godinën qëndrore të spitalit dhe shërben për diagnozën dhe ndjekjen e pacientëve spitalorë dhe ambulatorë. Ky laborator bën kontrollin periodik për higjienën dhe ngarkesën mikrobiale në ambientet e spitalit duke ndihmuar ndjeshëm në mbajtjen nën kontroll të gjendjes...

    • Sherbimi i Neurologjise

      Në shërbimin e neurologjisë diagnostikohen dhe trajtohen sëmundjet që prekin sistemin nervor qëndror dhe periferik. Gjithashtu edhe sëmundje si epilepsia, Parkinson, aksidentet vaskulare, traumat e kokës, radikulopatitë, çrregullimet e gjumit, sëmundjet neurovaskulare etj. Ekzaminimi pacientëve me sëmundje neurologjike...

    • Sherbimi i Obstetrik Gjinekologjik

      Sherbimi i Obstetrikes eshte nje sherbim mjaft i rendesishem per mbrojtjen e shendetit te gruas shtatezene dhe te te porsalindurit. Brenda ketij sherbimi perfshihen 3 reparte: Reparti i Obstetrikes qe ka te beje me ndjekjen e gruas shatatezene ne aktin e lindjes me rruge natyrale apo me prerje cezariane dhe trajtimi i periudhes se lehonise. Reparti i Patologjise se Shtatezanise qe ka te beje me trajtimin e patologjive qe mund te shfaqen qe nga fillimi deri ne fund te shtatezanise. Reparti i Neonatologjise...

    • Sherbimi i Patologjise

      Shërbimi i Patologjisë koordinon punën me Shërbimin e Kirurgjisë, Urgjencës, Laboratorin dhe Radiologjinë, duke ofruar konsulta me mjekët specialistë përkatës. Pranë këtij shërbimi funksionojnë kabineti i hemotransfuzionit për të sëmurët ambulator që kanë nevojë për hemotransfuzion. Në shërbim të pacientëve është dhe ambulatori për konsultat e rasteve problematike që nuk mbulohen nga mjeku i familjes apo specialisti i poliklinikës...

    • Sherbimi i Pediatrise

      Pranë shërbimit të pediatrisë funksionojnë edhe kabinetet për patologji të ndryshme të lindura dhe të fituara: Kabineti i sëmundjeve të gjakut e qendra e drepanotalasemive, Kabineti i Neuro pediatrisë (epilepsitë,trisomitë,autizmi), Kabineti Nefropediatrisë (glomerulonefritet,infeksionet urinare), Kabineti Kardiopative të lindura e të fituara, Kabineti Sëmundjeve infektive...

    • Sherbimi i Pranim Urgjences

      Ky shërbim gjendet në katin e parë të godinës të spitalit dhe ofron shërbim shëndetësor 24 orësh për kujdesin ndaj pacientëve. Ka një ekip shume te specializuar mjekësh dhe infermierësh që përballojnë një fluks të madh pacientësh. Shërbimet e ofruara në Urgjencë – Pranim janë për: infeksionet akute, astmën bronkiale, diabetin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet akute pulmonare, sëmundjet akute gastro-intestinale, sëmundjet muskuloskeletale, hipertensionin arterial etj...

    • SHENDETI YNE

      I ftohti dhe sëmundjet kronike I ftohti dhe temperaturat e ulta, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore...


    • Kanceri i Gjirit

      Muaji Tetor -Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit...


    • Historiku

      Nëse Shkodra konsiderohet me të drejtë si pikë referimi për ato rreze të para që ndritën dhe ngrohën atdheun tonë në çdo fushë të jetës...


    • Shpëtoni një jetë, Jepni Gjak

      Çdo ditë spitalit të Shkodres i duhen të paktën pesë njësi gjaku për transfuzione...


Drejtuesit e Spitalit Rajonal Shkoder