Një ekip i ambasadës së Zvicrës në Tiranë si dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Zvicrës zhvilluan një vizitë dhe takim informues me drejtuesit e Spitalit Rajonal Shkoder.
Gjatë këtij takimi që u zhvillua në ambjentet e telemedicinës përfaqësuesit e Ministrisë së jashtme të Zvicrës u njohën me ambjentet e spitalit, menyrën e funksionimit të tij sipas departamenteve dhe shërbimet mjekësore që ofrohen. Në vijimësi u diskutua për rolin e SRSH si institucioni shëndetësor më i rëndësishëm i qarkut Shkodër dhe ndërveprimi me institucione të tjera të shëndetit që operojnë në këtë zonë me qëllim mbulimin e shërbimeve mjekësore.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi rreth strukturave dhe kapaciteteve të SRSH dhe mundësisë për të bashkëpunuar në të ardhmen me institucionet shëndetësore zvicerane në kuadër të ofrimit të një shërbimi më cilësor.