Në këtë repart ndodhet paralindja ku gratë monitorohen në dinamikë për ecurinë e aktivitetit të lindjes dhe për të realizuar lindjen dërgohen në një nga 4 sallat e lindjes. Në këtë repart realizohen rreth 3000 lindje në vit 65 – 70 % e të cilave janë lindje natyrale. Sallat e lindjes janë të pajisura me monitorë si për foshnjën ashtu dhe për gruan. Bashkangjitur këtij reparti është dhe patologjia e shtatzanisë. Në këtë repart trajtohen të gjitha gratë që jane në rrezik të lartë për lindje para kohe dhe për patologji të ndryshme përreth barrës.