Telemjekesia është ofrimi i shërbimit mjekesor nga distanca, përmes përdorimit te teknologjisë së informacionit dhe komunikimit elektronik që mundëson shkëmbimin e informacioneve shëndetsore të dobishme për diagnozën, trajnimin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, për kërkim dhe punë shkencore, si dhe për edukim të vazhdueshëm të personelit mjeksor, e gjithë kjo në interes të përmirësimit dhe zhvillimit të plotë të shëndetit të individëve dhe komuniteteve (OBSH, 1997).
Telekonsulta dhe teleprezenca është përdorimi i teknologjisë së telemjeksisë për të mundësuar mjekun të vlerësojë në distancë gjendjen shëndetësore të pacientit, të ndihmojë në trajtimin e tyre dhe, sipas rastit, të drejtojë përpjekjet e personelit e një institucioni të largët të kujdesi shëndetësor në procesin e ofrimit të kujdesit për pacientin.
Biblioteka elektronike është një bibliotekë e cila grumbullon dhe ruan materiale në format elektronik në vend të formateve klasike në letër, mikrofilm ose media të ndryshme. Keto materiale mund të ruhen lokalisht ose në rrjete kompjuterikë në distancë dhe janë të aksesueshme në kompjuter.
Qëllimi
Qëllimi i këtij dokumenti është të përcaktojë Procedurat Standarte të Operimit të rrjetit të Qendrave Kombëtare dhe Rajonale të Telemjeksisë.