Spitali Rajonal Shkoder

Rruga Kolë Heqimi 11

Shkodër, Albania

Hapur

24x7
127 Pa pagese
  • HYRJE
  • SHERBIMET
    • Shërbimi i Kardiologjisë
    • Sherbimi i Patologjise
    • Shërbimi i Neurologjisë
    • Shërbimi i Kirurgjisë
    • Sherbimi i Anestezi Reanimacionit
    • Shërbimi i Pediatrisë
      • KLINIKA E PEDIATRISE INFEKTIVE
      • KLINIKA E PRANIM URGJENCES PEDIATRIKE
      • KLINIKA E TERAPISE INTENSIVE
    • Sherbimi i Obstetrik Gjinekologjik
      • KLINIKA E AMBULATORIT
      • KLINIKA E GJINEKOLOGJISE
      • KLINIKA E NEONATOLOGJISE
      • Klinika e Obstetrikës
      • KLINIKA E PRANIM URGJENCES PEDIATRIKE
      • TERAPIA INTENSIVE
    • Sherbimi i Farmacise
    • Sherbimi i Laboratoreve
    • Shërbimi i Imazherisë
    • Kabineti i Fizioterapise
    • Sherbimi i Pranim Urgjences
    • Kabinetet e Konsultave
    • Banka e Gjakut
  • ADMINISTRATA
    • Drejtori
    • ZV Drejtori Ekonomik
    • ZV Drejtori Teknik
    • Sekretaria
    • Kryeinfermieri
    • Sektori i Prokurimit
  • Sherbimet e Poliklinikes
    • Kabineti i Kardiologjise
    • Kabineti i ORL
    • Kabineti i Okulistikes
    • Kabineti i Dermatologjise
    • Kabineti i Endokrinologjise
    • Kabineti i Ortopedise Infantile
    • Kabineti i Alergologjise
    • Kabineti i Nefrologjise
    • Kabineti i Gastrohepatologjise
    • Laboratori Klinik – Biokimik
    • Kabineti i Reumatologjise
  • RRETH NESH
    • Historiku
    • Programi i transparences
    • Organigrama
    • Sugjerime dhe ankesa
    • Sot dhe e Ardhmja
    • Telemedicina
    • Statuti i Spitalit të Shkodrës
    • Koordinatori i të drejtës për informim
    • Galeria
  • KONTAKTONI

Statuti i Spitalit Shkodres

Home » Rreth nesh » Statuti i Spitalit Shkodres

Neni 1
Spitali i Shkodres është person juridik publik, në kuptim të nenit 25 të Kodit Civil, me qendër në Shkoder
Neni 2
Spitali, si institucion i shërbimit shëndetësor publik, është jofitimprurës. Spitali ushtron veprimtarinë e tij sipas ligjit bazë të shërbimit shëndetësor, si edhe të ligjit të shërbimit spitalor në Republikën e Shqipërisë. Infrastruktura fizike dhe pajisjet e këtij spitali janë pronë e Ministrisë së Shëndetësisë.
Neni 3
Spitali drejtohet nga Bordi dhe Drejtori I Spitalit. Bordi është organi më i lartë ekzekutiv i spitalit.
Neni 4
Bordi i spitalit përbëhet nga 9 anëtarë. Përbërja e tij është si më poshtë:
– 1 përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë;
– 1 përfaqësues i DSHP-së Shkoder;
– 1 përfaqësues i prefekturës;
– 1 përfaqësues i shoqatës së biznesmenëve Shkoder;
– 2 përfaqësues të ISKSH-së;
– 1 përfaqësues i Urdhrit të Mjekut;
– 1 përfaqësues i shoqatës së pacientëve;
– 1 përfaqësues nga sindikata më e përfaqësuar për shëndetësinë në Shkoder;
– Drejtori i spitalit (pa të drejtë vote).
Mbledhjet e Bordit janë të hapura. Bordi mund të thërrasë në mbledhjet e tij të gjithë drejtuesit e spitalit dhe/ose specialistë, ekspertë të tjerë jashtë spitalit, për çështje të ndryshme.
Neni 5
Secila nga organizatat apo institucionet e përmendura, caktojnë përfaqësuesit e tyre në Bord. Periudha e përfaqësimit në Bord është 3 vjet. Anëtarët e Bordit kanë të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se dy herë radhazi.
Neni 6
Kryetari i Bordit është përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë. Nënkryetari zgjidhet nga Bordi me votim të fshehtë.
Neni 7
Mbledhja thirret nga kryetari i Bordit dhe njoftohet me shkrim të paktën 7 ditë përpara duke bërë të ditur dhe rendin e ditës. Drejtori i spitalit ka të drejtë të kërkojë mbledhjen e Bordit, kur gjykon se kërkohen vendime të shpejta që nuk janë në kompetencën e tij. Kur mbledhja thirret nga drejtori, kriteri i afatit nuk zbatohet.
Neni 8
Mbledhja zhvillohet kur janë të pranishëm 2/3 e anëtarëve, në rast të kundërt mbledhja shtyhet për ditën tjetër, duke përsëritur lajmërimin. Në këtë rast, mjafton një e dyta e anëtarëve.
Për mbledhjen e Bordit mbahet procesverbal nga një person i përhershëm i autorizuar nga kryetari.
Vendimet e Bordit nënshkruhen nga kryetari dhe depozitohen në spital.
Bordi mblidhet jo më pak se 4 herë në vit.
Neni 9
Vendimet e Bordit merren me shumicë votash. Çdo anëtar i Bordit ka të drejtën e një vote. Kur votat barazohen, vota e kryetarit është vendimtare.
Neni 10
Nënkryetari i bordit ushtron të drejtat e kryetarit në mungesë të tij.
Neni 11
Anëtarët e Bordit për pjesëmarrje në çdo mbledhje, marrin shpërblim sipas akteve të Këshillit të Ministrave.

Neni 12
Funksionet e Bordit janë:
a) Përgjigjet për zbatimin e politikave shëndetësore dhe udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në spitalin e Shkodres.
b) Mbikëqyr dhe kontrollon drejtimin e veprimtarisë së spitalit.
c) Është përgjegjës për cilësinë e shërbimit.
d) Propozon Ministrit të Shëndetësisë emërimin dhe shkarkimin e drejtorit, si edhe të nëndrejtorëve të spitalit.
e) Emëron shefat e shërbimeve.
f) Ngarkon drejtorin e spitalit të negociojë me ISKSH/DRSKSH-në Shkoder projekt kontratën.
g) Miraton projektin e kontratës që lidhet midis spitalit dhe DRSKSH-së Shkoder
h) Miraton çdo vit raportin vjetor, bilancin, buxhetin vjetor dhe planin perspektiv 3-vjeçar të spitalit të paraqitur nga drejtori i spitalit.
i) Miraton mënyrën e përdorimit të të ardhurave.
j) Kontrollon zbatimin e normave të vendosura dhe të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me numrin e personelit.
k) Miraton çdo ndryshim në strukturën organizative të spitalit, përfshirë rastet kur nevojiten ndryshime në numrin e personelit.
l) Kontrollon e miraton zbatimin e rregullave dhe të procedurave të punësimit.
m) Kontrollon zbatimin e normave të përdorimit të materialeve të buta, të lëndëve djegëse dhe të ushqimit.
n) Harton dhe miraton rregulloren e funksionimit të Bordit.
o) Harton dhe i paraqet për miratim Ministrit të Shëndetësisë rregulloren e funksionimit teknik të spitalit.
p) Raporton te Ministri i Shëndetësisë për veprimtarinë e përgjithshme të spitalit.
q) Bordi i propozon këshillit administrativ të ISKSH-së ndryshime në pagat e punonjësve, si dhe shtesat mbi pagë.
Neni 13
Bordi i delegon drejtorit të spitalit përgjegjësitë e menaxhimit të spitalit. Marrëdhëniet midis Bordit dhe drejtorit rregullohen me firmosjen e një kontrate njëvjeçare. Në kontratë vendosen objektiva specifikë, si edhe përcaktohen qartë detyrat e përgjegjësitë e drejtorit.
Neni 14
Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të spitalit:
a) Drejtori i spitalit përfaqëson spitalin në marrëdhënie me të tretët. Ai është titullari ekzekutiv që drejton, organizon dhe ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e spitalit.
b) Raporton e përgjigjet para Bordit për veprimtarinë e spitalit, si të kërkohet nga Bordi.
c) I paraqet Bordit për miratim projektbuxhetin (të hartuar në bashkëpunim me Komisionin Mjekësor të spitalit), raportin vjetor dhe bilancin financiar.
d) I propozon Bordit planin e trajnimeve për lidhjen e kontratës midis këtij të fundit dhe DRSKSH-së Shkoder, kontratë kjo që përcakton spitalin dhe Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor  si palë.
f) Ndjek realizimin e treguesve tekniko-ekonomikë të spitalit.
g) Nënshkruan të gjitha aktet dhe kontratat që angazhojnë spitalin ndaj subjekteve ose personave të tjerë juridikë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Miraton dokumentacionin dhe zbatimin e kontratave të prokurimit publik sipas ligjit në fuqi.
Neni 15
Problemet që nuk janë përcaktuar në këtë statut, rregullohen me vendime të Bordit të spitalit brenda dispozitave ligjore dhe kompetencave që i janë dhënë këtij Bordi.

Share on Facebook Share
Share on TwitterTweet
Share on Google Plus Share
Share on Pinterest Share
Share on LinkedIn Share
Share on Digg Share
Send email Mail
Print Print

Postimet e fundit

  • Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ne SRSH
  • Konsultat online per diabetiket
  • Konferenca me teme: “Ekografite e traktit urinar, te vijave biliare dhe te tiroides”
  • Dita Boterore e Astmës 2018
  • Konferenca me temë “Hulumtimi dhe Edukimi në Shkencat Mjekësore”

Arkiva

  • October 2019
  • June 2019
  • May 2018
  • April 2018
  • February 2018
  • October 2017
  • October 2016
  • September 2016
  • November 2014
  • October 2014

Kategorite

Kerko

Copyright © 2022 | Politika e Privatësisë / Privacy Policy
  • Administrata
    • Kryeinfermieri
  • Drejtori
  • Home
  • KONTAKTONI
  • Politikat e Privatesise
  • Programi i transparences
  • Rreth nesh
    • Galeria
    • Historiku
    • Koordinatori i te drejtes per informim
    • Organigrama
    • Publikime
    • Sot dhe e ardhmja
    • Statuti i Spitalit Shkodres
    • Sugjerime dhe ankesa
    • Telemedicina
  • Sekretaria
  • Sektori i Prokurimit
  • Sherbimet e Poliklinikes
    • Kabineti i Alergologjise
    • Kabineti i Dermatologjise
    • Kabineti i EEG
    • KABINETI I ENDOKRINOLOGJISE
    • KABINETI I FIZEOTERAPISE
    • KABINETI I GASTROHEPATOLOGJISE
    • KABINETI I HEMATOLOGJISE
    • KABINETI I HIPERTONISE
    • KABINETI I KARDIOLOGJISE
    • KABINETI I MIKROKIRURGJISE
    • KABINETI I NEFROLOGJISE
    • KABINETI I OKULISTIKES
    • KABINETI I ONKONOLOGJISE
    • KABINETI I ORL
    • KABINETI I ORTOPEDISE INFANTILE
    • KABINETI I REUMATOLOGJISE
    • Laboratori Klinik – Biokimik
  • Sherbimet Tona
    • Banka e Gjakut
    • Kabinetet e Konsultave
    • Sherbimi i Anestezi Reanimacionit
    • Shërbimi i Farmacisë
    • Shërbimi i Imazherisë
      • Fibrogastroskopia
      • Mamografia
      • Radiografia. Ekografia
      • Rezonanca Manjetike
    • Shërbimi i Kirurgjisë
      • BLLOKU I SALLAVE PER OPERACIONET E PLANIFIKUARA
      • KLINIKA E KIRURGJISE SE PERGJITHSHME
      • Klinika e Urologjisë
      • MIKRO KIRURGJIA
      • SALLA E URGJENCAVE KIRURGJIKALE
    • Sherbimi i Laboratoreve
    • Shërbimi i Neurologjisë
    • Sherbimi i Obstetrik Gjinekologjik
      • KLINIKA E AMBULATORIT
      • KLINIKA E GJINEKOLOGJISE
      • KLINIKA E NEONATOLOGJISE
      • Klinika e Obstetrikës
      • KLINIKA E PRANIM URGJENCES
      • TERAPIA INTENSIVE
    • SHERBIMI I ORL OKULISTIKE MAKSILOFACIA
      • KLINIKA E MAKSILOFACIAL
      • KLINIKA E OKULISTIKES
      • KLINIKA E ORL
    • SHERBIMI I ORTOPEDISE E TRAUMALOGJISE
    • Shërbimi i Patollogjise
    • Sherbimi i Patologjise
      • Kabineti i Kemioterapise dhe Kujdesit Paliativ
      • Klinika e Semundjeve te Brendshme
      • Klinika i Dermatologjise
      • Klinika Infektive
    • Shërbimi i Pediatrisë
      • KLINIKA E PEDIATRISE INFEKTIVE
      • KLINIKA E PRANIM URGJENCES PEDIATRIKE
      • KLINIKA E TERAPISE INTENSIVE
    • Sherbimi i Pranim Urgjences
    • Shërbimi i Pranim – Urgjencës
    • Shërbimi Laboratorëve
      • LABORATORI ANATOMO PATOLOGJIK
      • LABORATORI BAKTEREOLOGJIK
      • LABORATORI KLINIK BIOKOMIK
  • Sherbimi i Fizioterapise
  • Shërbimi i Kardiologjisë
    • Kabineti i Hemodinamikes
    • Klinika e Reanimacionit te Kardiologjise
  • Zv. Drejtori Ekonomik
  • Zv. Drejtori Teknik