Sot dhe e ardhmja

Spitali Rajonal i Shkodres po merr nje fytyre te re. Drejtuesit e rinj te ketij institucioni ne ditet e para te punes vec tjerave kane marre persiper edhe menaxhimin territorial te spitalit. Ne kete menyre ditet e fundit ka nisur nje pune intensive per ti dhene mjediseve te jashtme te spitalit nje pamje krejtesisht tjeter nga aja qe ka patur deri tani per vite me radhe. Fillimisht eshte menduar per tabelat e qarkullimit brenda spitalit dhe menyren se si do te levizet aty. Permes nje investimi eshte bere e mundur zevendesimi i tabelave te meparshme e po ashtu jane shtuar edhe disa te reja kudo perreth spitalit. Deri para pak kohesh ne spital eshte futur kushdo me mjete motorike duke krijuar edhe aty nje kaos. Makinat kane qendruar te parkuara ne cdo vend e madje nganjehere duke bllokuar edhe levizjen per ambulancat apo rastet emergjente. Tashme kjo nuk do te ndodhe me sepse mjetet nuk do te lejohen te levizin ne nje menyre te tille dhe te parkojne si me pare. Po ashtu edhe ato mjete qe do te levizin duhet te respektojne tabelat e qarkullimit qe jane vendosur. Pervec kesaj nje investim po behet edhe per rikonstruksionin e lulishteve. Deri para pak kohesh lulishtet kane qene te mbushura me mbeturina, papasterti apo mbetje spitalore. Ne te njejten kohe nuk eshte vene fare dore. Drejtuesit e rinj kane sjelle nje model tjeter teksa po bejne te mundur gjelberimin e lulishteve ne cdo pjese te spitalit duke i dhene keshtu nje imazh krejtesisht tjeter. Kjo pjese ka qendruar gjithnje me mbeturina teksa tashme eshte pastruar dhe eshte rrethuar. Me pare mjetet e vjetra jashte funksionit kane qendruar ne oborrin para nderteses ndersa me nismen qe eshte ndermarre jane zhvendosur duke u pastruar dhe duke i gjetur nje tjeter vend me te pershtatshem. Nga sa mesohet nuk do te mbetet me kaq por investimet do te vijojne serish teksa shume shpejt pritet fillimisht lyerja e godines hyrese, rikonstruksioni i hollit dhe pjeseve te tjera ne brendesi te spitalit te cilat jane kthyer ne nje problematike per gjithe keto vite. Pervec furnizimit me ilaçe po mendohet edhe per mjediset dhe permiresimin e ndjeshem te imazhit per ti ofruar qytetareve nje sherbim sa me cilesor ne spitalin rajonal te Shkodres.