Qellimi

Spitali Rajonal i Shkodres eshte nje nga Spitalet Rajonale me te medha me nje kapacitet mese te perballueshe per rajonin e Shkodres. Spitali yne ofron kujdesin mjekesor me ane te poliklinikes se specialiteteve, sherbimin e Pranim – Urgjences, laboratorin klinik – biokimi dhe baktereologjik dhe sherbimin me shtreter ne specialitetet e veta. Sherbimi i kirurgjise ne Spitalin Rajonal Shkoder  ka statusin e klinikes universitare. Mjeket tane marrin pjese rregullisht ne aktivitetet mjekesore kombetare dhe nderkombetare.
Misioni
Misioni i Spitalit Rajonal te Shkodres eshte te permiresoje shendetin e komunitetit duke ofruar nje standart te ri ne kujdesin shendetesor, kujdesin klinik dhe ngritjen profesionale te mjekeve specialiste duke siguruar nje qender mjekesore per parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve.

Vizioni
Rrikthimi i besimit te qytetareve per sherbimin shendetesor, transformimi i kujdesit shendetesor dhe krijimi i shpreses per komunitetin nepermjet rritjes se cilesise dhe games se sherbimeve. Sfida jonë është mbrojtja e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim universal dhe t’u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi. Kjo permes:
Cilesise ne kujdesin mjekesor te specializuar te mbeshtetur ne edukimin gjitheperfshires
Zhvillimi, vleresimi dhe perdorim te teknikave te reja
Terheqja e stafit me vlerat me te mira mjekesore dhe shkencore
Sigurimi i dhenies efikase te kujdesit shendetesor

Objektivat
Kujdesi shëndetësor cilësor me akses të plotë.
Permiresimi i infrastruktures spitalore dhe kushteve te punes
Zbatimin dhe vleresimin e protokolleve te mjekimit.
Zbatimi i kodit te etikes dhe deontologjise
Ngritja e vazhdueshme profesionale e personelit mjekesor.
Zgjerimi dhe rritja e games se sherbimeve ne spital
Percaktimi i standarteve profesionale per te gjithe personelin.
Edukimi i pacientit.