SPITALI CIVIL I BASHKISË, SHKODËR
Nëse Shkodra konsiderohet me të drejtë si pikë referimi për ato rreze të para që ndritën dhe ngrohën atdheun tonë në çdo fushë të jetës, kjo është meritë e bijëve të saj, është meritë e atyre “shkodranëve të mëdhenj” që ndër shekuj e shprehën dashurinë dhe respektin për vendlindjen duke i dhënë asaj sa më shumë nga dija e talenti i tyre, duke vënë në themelet e përparimit tërë jetën. Kontributi i tyre nuk qe vetëm për zhvillimin qytetës, por për mbarë Shqipërinë. Ata si një çinar madhështor, u qëndruan kohërave, u rritën bashkë me to, duke i shtrirë rrënjët e shtuar degët e tyre jetike në pavdekësi.
E ashtu si në çdo fushë të jetës, Shkodra ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në mjekësi. Madje jo vetëm nga bijtë e saj, por edhe nga të huajt që erdhën e punuan këtu, të cilët i rrethoi me mirënjohje për kontributin që dhanë dhe i fiksoi në memorien historike, si të ishin në vendlindjen dhe atdheun e tyre.
Ka të dhëna se aty nga viti 1888 u shfaqën mendime e u bënë përpjekje për ngritjen e një spitali civil në Shkodër. Por ajo që na jep besueshmëri e na e vërteton është imzot Agustin Barbullushi, i cili i shkruan Pashko Guarinit se ka ndërhyrë pranë motrave stigmatine që të heqin dorë nga shërbimet e u kishte thënë atyre në spital që t’ua lëshonin institucionin pa kundërshtim “Motrave të mëshirës” të Zagrebit. Me këtë mund të themi se ka ekzistuar një spital nga motrat stigmatine.
Nga këto të dhëna informohemi se kanë filluar riparimet dhe adaptimet e ndërtesës që në vitin 1889, por dhe në vitin 1891, duke e plotësuar me pajisje, shtretër e kuadër mjekësor e duke filluar normalisht nga puna. Një vit me parë ishin dhënë fonde për mbajtjen e spitalit dhe 872 florinj për ushqime. Ky buxhet vazhdoi deri në vitin 1893. Mbas kësaj date u shtuan edhe 405 florinj të tjerë.
Është koha kur besimtarë të kamur myslimanë e katolikë e jepnin një pjesë të pasurisë së tyre ose dhe si trashigimi, si ndërtesa të tyre, troje, shtëpi, toka, vreshta, bagëti etj., madje duke ndërtuar edhe objekte kulti e të natyrave të tjera në shërbim të popullit, duke ia bërë dhuratë xhamisë dhe kishës. Një ndër ta është edhe shkodrani Kol Kryci ose Kryqi, i cili më 25 tetor 1891 la për shpirt bamirësie shtëpinë e tij për spital, i cili më pas lëvizi në disa ndërtesa, derisa në vitin 1946, me vendim të pushtetit vendor komunist ajo që quhej shkolla industriale italiane u kthye në institucion shëndetësor, duke u emërtuar “Spitali civil i Shkodrës”. Duke u bazuar tek Hamdi Bushati në vëllimin e tij të karakterit enciklopedik “Shkodra dhe motet”, konfirmohet se Kol Kryqi, tregtar i mesëm shklodran por me zemër të madhe, e pat lënë ndërtesën për shpirt bamirësie, madje edhe të holla që do të përdoreshin për të varfërit katolikë të Shkodrës. Ai shkruan se: “Kol Kryqi, para se të vdiste, la një sasi të hollash dhe një shtëpi për hapjen e një spitali për popullsinë e qytetarëve të Shkodrës”.[1]) (Data e hapjes së spitalit njihet edhe si datë e hapjes së spitalit austro-hungarez në Shkodër, meqë u pat hapë në këtë ndërtesë-shënimi im, S.B.)
Ndërtesa (shtëpia) që la Kola ndodhej në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, aty ku ka qenë dispanseria antituberkulare, aq sa rruga mori dhe emërtimin “Rruga e spitalit”.
Spitali qe një ndërtesë relativisht e vogël për një spital, me tri dhoma, ku u patën vendosë 20-25 shtretër, me një mjek, një administrator dhe 3-4 infermierë (ose shërbyes) e një kuzhinier.
Nga organet vendore pas shpalljes së pavarësisë ka një vëmendje më të madhe për shëndetin e popullit, duke arritur që në vitin 1918 të hapet spitali civil nën administrimin e bashkisë së qytetit, ndërsa mbas ikjes së ushtrisë austro-hungareze nga Shkodra, të mirrej edhe spitali i tyre. Ky spital u drejtua nga mjekët shqiptarë Dhrami, Ismet Goga e Sadik Sterniqi, etj., kurse motrat e mëshirës, përbri spitalit ushtarak, kishin banesën e tyre.
Kështu, në këtë vit Shkodra numronte tre spitale, por dhe një spital të madh ushtarak me kapacitet të përbashkët 350-370 shtretër, të destinuar më përpara për kurimin e shëndoshjen e ushtarakëve e më pas, me kalimin e viteve, ata erdhën duke kontribuar edhe për shërimin e popullit.
Dihet që në Shkodër ka pasur spitale ushtarake që në vitin 1831, kuptohet i perandorisë osmane, i cili ishte në shërbim të ushtrisë.
Për spitalin që po përshkruajmë, zanafillën e ka pasë në vitin 1909, i hapur në shtëpinë e avokatit Sheuqet Bekteshi, me 20-25 shtretër, me një mjek dhe 4 infermierë, e ndodhur tek “Fusha e Druve”, sot parku “Luigj Gurakuqi”. Ndërtesa ishte dykatëshe. Në katin e dytë kishte 4 dhoma të mëdha me nga 4-5 shtretër për të sëmurët e shtruar, kurse në katin e parë qe vendosur ambulanca për vizitat e përditëshme, drejtoria dhe administrata e saj. Në spital nuk kishte farmaci e as farmacist dhe barnat (medikamentet) porositeshin nëpër farmacitë private.
Spitali u hap me inisiativën e mjekut Fejzullah Hisib ef. Liohpva, i cili në atë kohë kryente detyrën e inspektorit të shëndetësisë në Shkodër, e që së bashku me detyrën funksionale, kreu për një vit edhe detyrën e drejtorit të spitalit dhe pastaj, në vitin 1910 punoi këtu si mjek, ndërsa si drejtor qe mjeku Basri Qallimi. Këtë detyrë ai e kreu deri në rrethimin e Shkodrës në vitet 1912-13.
Në këtë ndërtesë spitali qëndroi deri në vitin 1915, pastaj kaloi në shtëpinë e Jak Sumës, në rrugën përballë bashkisë (sot prefektura dhe këshilli i qarkut Shkodër). Në këtë spital ra kapaciteti i shtretërve deri në 20 e për rrjedhojë dhe ai i të shtruarve. Ky spital shërbeu më shumë për të varfërit për patologji, pa kryer ndërhyrje kirurgjikale, me përjashtim të operacioneve të vogla ambulatore.
Ndërtesa (spitali) kishte tri dhoma, me shtretër në katin e dytë (të sipërm), ndërsa pjesa e poshtme shërbente si ambulancë për popullin. Kjo edhe gjatë pushtimit austro-hungarez dhe gjatë Luftës së I Botërore.
Mbas largimit të ushtrisë osmane dhe serbo-malazeze, spitali u transferua në ish-spitalin ushtarak turk, në Rus-Maxharr, sipër Dobraçit, i cili ishte nën rrethim e sipër dhe vetëm kati i sipërm mund të shërbente disi. Edhe këtu ishin 8-10 dhoma, të cilët u pajisën me shtretër dhe ku u shtruan të sëmurët. Kapaciteti i shtretërve edhe këtu nuk i kalonte 40 shtretër, ku qenë shtruar 20-25 të sëmurë e për të cilët kujdesej një mjek. Kurse me ikjen e ushtrisë austro-hungareze, në vitin 1918 nga Shkodra, ky spital mirret në dorëzim dhe vazhdon veprimtarinë e tij, por tashmë nën administrimin e bashkisë së Shkodrës, i cili më pas u vendos në ish-infermierinë ushtarake të austro-hungarezëve, i cili mund të quhet dhe spitali i parë civil në Shkodër.
Spitali, gjatë rrethimit të Shkodrës, kreu shërbime mjekësore me ndërprerje, pasi edhe drejtori, mjeku Fejzullah, qe ngarkuar të kryente shërbime mjekësore në frontin e luftimeve.
Më vonë, spitali, me inisiativën e mjekut Basri Qallimi, vendoset në një ndërtesë në rrugën “Karl Topia”, në një ndërtesë të përshtatshme dhe të madhe, ku filloi të rritet kapaciteti i shtretërve, prej ku, me inisiativën e kishës, pasi ajo atë ndërtesë donte ta përdorte për shkollë priftërinjsh, u transferua në ndërtesën e spitalit ushtarak osman jashtë qytetit, siç dhe e theksuam, mbi Rus-Maxharr, mbi Dobraç. Me kalimin e tij në këtë ndërtesë, kapaciteti i shtretërve u rrit, madje në vitin 1927 ai numëronte 70 shtretër.
Për herë të parë rregullohet salla e operacionit si dhe një dhomë e veçantë e mjekut kirurg. Për të përmbushur sa më mirë detyrën, me propozim të Basri Qallimit dhe mbështetje të bashkisë së Shkodrës, u porositën e u siguruan instrumenta (pajisje) nga Franca. Pas plotësimit të sallës me to, filluan operacionet, meqë njëri nga mjekët ishte kirurg. Madje ai punoi edhe për plotësimin e sallës së vogël të operacioneve me vegla të reja. Operacionet i kryente ai, me ndihmën e dr. Basrisë. Është koha kur bashkia sjell në këtë spital dhe një mjek çek, por që nuk qëndroi shumë, pasi, sipas tij, nuk iu plotësuan kushtet e duhura për një mision të tillë.
Në vitet 1919-1921, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dërgon në Shkodër një mision sanitar të përbërë nga 3-4 mjekë e disa infermierë. Ky mision hapi në spital dhe ambulancën, duke e plotësuar me vegla pune dhe orendi të kohës. Këtu kryheshin operacione të tilla si lleues, spendicite, tansilekta, repanelies luxanale, për fraktura etj. Me largimin e këtij misioni, barra i mbet dr. Basri Qallimit, i cili punoi sa mundi, i vetëm, t’i plotësonte dhe t’u përgjigjej kërkesave dhe nevojave kirurgjikale të të sëmurëve, duke kryer veç kurimit, edhe operacionet. Në vitin 1924 në Shkodër vjen një mjek kirurg, emigrant me origjinë rus i bardhë, i quajtur Nahirjak, i cili rezulton të këtë qëndruar këtu 2-3 vjet. Në këtë periudhë vihet në dukje se në spital është bërë nefaktoni, ndoshta për herë të parë në Shkodër.
Në vitin 1926, spitali ka një kapacitet prej 25 shtretërish dhe po në këtë vit është i dokumentuar fakti se u patën shtruar 896 të sëmurë, shifër kjo më e ulët se ajo e të shtruarve në spital në vitin 1967 brenda një muaji.
Në ambulancën që funksiononte pranë spitalit janë vizituar 4219 të sëmurë, nga të cilët 1300 ishin të sëmurë nga malarja. Po të krahasojmë numurin e vizitave të kryera në vitin 1967 në poliklinikën e qytetit, na rezulton se ajo këtë fluks e përballonte për një javë. Por gjithsesi, në të kaluarën, kjo nuk është gjendja reale e të sëmurëve, pasi një pjesë e madhe e tyre, për shumë e shumë arësye, lëngonin pa përfituar ndihmën mjekësore.
Në vitin 1926 në këtë spital punonin 7 mjekë, 3 dentistë dhe një mami, shumica e të cilëve qenë të huaj.
Deri në vitin 1928 spitali është administruar nga bashkia e Shkodrës dhe mbas këtij viti kaloi nën administrimin qëndror shtetëror.
Ky organizim i ri krijoi mundësinë e një furnizimi më të mirë me pajisje, ushqime e veshje tekstile, vegla punë për sallën e operacionit. Shtohen farmacistët, mjekët e kuadro të tjera, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e shëndetit të popullit dhe të sëmurëve.
Në vitin 1930, spitali transferohet në rrugën “Migjeni” dhe këtu kapaciteti shtohet me 50 shtretër. Në këtë ndërtesë spitali civil qëndron deri në vitet 1931-32.
Në vitin 1932 spitali transferohet në një ndërtesë aspak të përshtatshme, në periferi të lagjes Rus-Maxharr, përballë ish- spitalit të vjetër turk, në shtëpinë e Çurçisë. Për rrjedhojë ra dhe numuri i shtretërve, madje jo më shumë se 20. Në këtë spital u instalua një dhomë për ambulancë për të vizituar të sëmurët dhe për kontrolle dy herë në javë të grave të sëmura me sëmundje veneriane. Edhe në këtë shtëpi spitali qëndroi dy vjet dhe pastaj u transferua në ndërtesën e ish-spitalit austro-hungarez, ku e ushtroi veprimtarinë e tij deri në vitet 1944-45. Rezulton se në vitin 1938 në Shkodër kishte një spital me 50 shtretër e me një personel prej 20 vetash.[2])
Fill pas çlirimit të Shqipërisë, spitali civil unifikohet me atë ushtarak, për t’u transferuar në vitin 1946 përfundimisht në ish-shkollën industriale italiane, i cili e filloi shërbimin mjekësor kurativ më 28 nëntor 1946. (Nga historiku i mësipërm mund të jenë dhe pjesë e historisë së spitalit austro-hungarez në Shkodër, por meqë dhe spitali civil i Shkodrës përforcojnë njëra-tjetrën. Shënimi im – S.B.)
Mendimet për të hapur spitalin civil në ndërtesën e ish-shkollës industriale nisën heret, madje përmes një shkrese që mban datën 19.1.1945 mësojmë se “…ka filluar konstruksioni (riparimi) i ish-shkollës industriale italiane për spital dhe ndërtesa është në zhvillim e sipër brenda dhe për pak kohë do të jetë gati. Këtu do të kontribuojnë me dhurata nga populli si dhe nga rekuizimet (është fjala për shpronësimet e konfiskimet e disa pasurive të tregtarëve të Shkodrës, që filluan menjëherë pas çlirimit – Shënimi im, S.B.) dhe së shpejti do të jenë grumbulluar materialet shëndetësore të nevojshme, si dhe batanie, çarçafa, dyshekë etj. Brenda pak javëve do të fillojë nga puna”.[3])
Puna për rikonstruksionin dhe kthimin e kësaj shkolle në spital civil për qytetarët pat përkujdesjen e vazhdueshme të seksionit të shëndetësisë të qarkut e konkretisht të shefit të tij, Aurel Ashiku, por dhe të konsulentit teknik pranë këtij seksioni e njëkohësisht dhe të emëruar zv.drejtor i spitalit, mjekut Basri Qallimi.
Meqë shumë nga konfiksimet e pasurive të tregtarëve ishin të papërshtatshme për spital, përfshi këtu edhe ato si trofe të armikut, Komiteti Ekzekutiv nxorri vendimin për blerjen e materialeve e të pajisjeve të kërkuara që spitali të kishte mirëfunksionim.[4])
Fillon organizimi dhe drejtimi për të realizuar detyrat ditore, për plotësimin e kuadrit mjekësor e administrativ me ato që ishin; ndërkohë u morën masa për hartimin e planeve për buxhetin e shpenzimeve, duke e llogaritur atë fillimisht për 100 shtretër.[5])
Si rezultat i kësaj pune të mirë, spitali po ecë në çdo drejtim i pavarur, meqë u dhanë edhe fondet e planifikuara nga shteti, duke i akorduar spitalit një fond fillestar shpenzimesh prej 39.840 fr.shq. për të përballuar nevojat më të domosdoshme të shpenzimeve të ushqimit, të 1992 të sëmurëve gjithësejt me kuotë 20 fr.shq. në ditë për çdo të sëmurë, shifër kjo që do të kalojë nëpërmjet seksionit të shëndetësisë të qarkut të Shkodrës, etj. [6])
Veprimtaria dhe ndjekja e problemeve shëndetësore të kurimit spitalor filloi të mirrej seriozisht, ndërkohë që kuadri mjekësor e ai mbështetës nisi të punojë pa u lodhur për të shëruar të sëmurët e shtruar. Kësaj gatishmërie e përkushtimi të kuadrit mjekësor dhe administrativ në shërbim të pacientëve i përgjigjet edhe populli i Shkodrës me kontributin e tij vullnetar në furnizimin e spitalit me çfarë të kishin mundësi, sa në materiale e aq dhe në të holla. Sakaq spitali u furnizua me ilaçe dhe medikamente nga farmacitë e qytetit dhe të ardhura nga Tirana, u kryen riparimet e nevojshme dhe u bënë kompletimet me pajisje të pavioneve, të llogaritura për 200 shtretër.[7])
Spitali ushtarak i vjetër tashmë me karakter ushtarak do të kthehet përkohësisht për konvalishencë.[8])
Në mbështetje të shërbimit mjekësor në spital, emërohet kuadri dhe drejtuesit: drejtor spitali emërohet mjeku Emin Bekteshi me pagë mujore 800 fr,shq., n/drejtor Basri Qallimi dhe njëkohësisht mjek patalog po me 800 fr.shq. në muaj, Frederik Shiroka-mjek kirurg me 900 fr.shq. në muaj, Agustin Sheldia-mjek patalog me 800 fr.shq., Bahri Kopliku-mjek patalog me 900 fr.shq. në muaj, Jul Kuli-mjek patalog me 800 fr.shq., Hasan Shehu – mjek patalog me 800 fr.shq., Ibrahim Kristovic me 800 fr.shq., Ndoc Kaçulini-mjek patalog me 800 fr.shq., Pjetër Pepa-patalog me 800 fr.shq., Shyqyri Dibra-farmacist me 700 fr.shq., Jak Simoni, Smajl Xheladini, Rexhep Etëhemi, Jonuz Muharremi, Rrustem Seferi, Eliza Prela, Myfarete Xhaferi, Nusha Shoshi, Malinda Gjoka, Muharrem Çela, Vitore Toma, Lena Prendushi, Sheuqet Anamali, Zef Kini – të gjithë infermierë me pagë mujore secili 700 fr.shq. në muaj. Kryeinfermiere emërohet infermierja Filomena Gjeluci, e cila e fillon punën me 1.5.1945.[9]) Krahas tyre u emëruan e nisën nga puna Hasan Alia – teknik e Gaspër Marku – shpërndarës, përkatësisht me nga 700 fr.shq.[10]) Po ashtu emërohen në këtë spital mjeku italian Silvio Cipallon, me pagë mujore 800 fr.shq.[11])
Por nëse kuadri mjekësor e ai mbështetës qe i përzgjedhur, kuptohet që kushtet në muajt e para të lirisë në këtë spital nuk qenë në atë nivel, pasi ende nuk qenë mbyllur plagët e luftës dhe kudo kishte mungesa të shumta. Mbi të gjitha binte në sy mungesa e kulturës sanitare, duke krijuar shtrat hera-herës edhe për krijimin e vatrave të infeksionit.
Megjithatë, për kuadrot drejtuese, në të mirë të shëndetit të popullit, nuk ka tërheqje, madje synohet për të arritur më të mirën. Kështu nëqoftëse nga 120 shtretër, luftohej që qysh në vitin 1946 të arrihej në kapacitetin 200 shtretër, ku tashmë funksionojnë normalisht 4 reparte: i patologjisë, kirurgjisë, i sëmundjeve ngjitëse (infektive) dhe reparti i vogël i pediatrisë. Në këtë spital, siç edhe i emërtuam më lart, punon një staf i përbërë nga mjekë, infermierë e mami, por dhe administrativ, gjithësejt 90 veta. Por shtimi i kërkesave për kurimin e sëmundjeve të ndryshme kërkonte që paralelisht të ecej dhe me përgatitjen e kuadrit e në mënyrë të veçantë të infermierëve. Për këtë, ndër hapat e para që hodhi shëndetësia në Shkodër ishte hapja e shkollës së infermierëve. Por krahas saj, mjekët e spitalit, pa neglizhuar punën e përditëshme, bënin edhe kurse kualifikuese me infermierët ekzistues, me qëllimin për t’u shërbyer sa më mirë të sëmurëve. Madje shumë prej tyre ose vazhduan më tej e dolën mjekë, ose punuan si infermierë gjithë jetën, derisa dolën në pension pa ndrruar profesion.
Siç edhe theksuam, viti 1946 pat një ngarkesë jo të vogël, e cila u përballua me përkushtimin e të gjithëve. Në spitalin civil të Shkodrës gjatë këtij viti u shtruan e kuruan 3547 persona. Në arritjen e kësaj shifre të pakrahasuar me të mëparshmet, ndikoi edhe godina e adaptuar enkas për spital.[12])
Arritjet e vitit 1946 krijuan besueshmëri që në vitin 1947 ato të çoheshin edhe më tej. Puna që po bëhej u mbështet edhe financiarisht nga shteti, i cili për këtë vit i akordoi seksionit të shëndetësisë një shumë prej 44.006.000 lekë, në të cilin përfshihej edhe fondi për spitalin civil.[13])
Por çuditërisht, me kalimin e muajve, në sektorin e shëndetësisë u shfaqën disa fenomene të padëshirueshme, mosrealizim detyrash, në spitalet rurale populli nuk mirrte shërbimin e duhur, kjo dhe për mungesë të mjekëve, ndërsa lindte domosdoshmëria për riparimin e vënien në punë sipas parametrave të kohës të poliklinikës së qytetit.[14])
Në vitin 1948 spitalit mendohet t’i shtohen shtretërit, nga 180 që ishin momentalisht, të arrinte në 220.
Po cila është gjendja e spitalit në këtë vit? Dokumentacioni zyrtar është i mangët, madje dhe i pamjaftueshëm për këdo që merr penën në dorë për të bërë sa më real gjendjen e tij. Sigurisht që është i pamjaftueshëm që për këtë vit të mbështetemi tek një proces-verbal, ku thuhet se “është vërejtur se spitali nuk po ecën mirë dhe për të përmirësuar gjendjen duhen emëruar mjekë teknikë. Po ashtu duhen bërë disa riparime të domosdoshme që të përmirësohet gjendja sa më tepër (sa më shumë), që shërbimi i të sëmurëve të bëhet sa më i mirë, në afat e cilësi dhe të mos ketë ankesa”.[15])
Në vitin 1950 spitali është me të njëjtin numur shtretërish, të ndarë respektivisht: reparti i kirurgjisë me 80 shtretër dhe ai i patologjisë me 112 shtretër dhe gjithësejt me 280 shtretër.[16])
Për të përballuar shpenzimet, në përgjithësi është akorduar një fond në buxhet prej 1.662.000 lekë, ndërsa poliklinikës 1.469.000 lekë.[17])
Në vitin 1951 u realizua një shpenzim prej 2.637.000 lekë, kurse për vitin 1952 është 3.783.000 lekë.
Në këtë vit, nga informacioni i grumbulluar, del se në ambulancën e kirurgjisë është punuar mirë dhe me disiplinë të rregullt. Është treguar kujdes në shërbimin e pacientëve dhe të sëmurëve, por me raste janë vërejtur edhe të meta në furnizimin me materiale, çka ka ndikuar në uljen e ritmit të punës e të shërbimit ndaj të sëmurëve.[18])
Në vitin 1952, krahas shpenzimeve të tjera, për ndërtime në shëndetësi në Shkodër jepen 500.000 lekë.[19])
Stafit mjekësor të spitalit civil, si institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm në qarkun e Shkodrës, i takonte të paraprinte në të gjitha drejtimet, duke u bërë shembull për të gjithë në realizimin e detyrave në mbrojtje të shëndetit të popullit. Këtë angazhim e përkushtim të tij e shpreh edhe realizimi i detyrave të planifikuara në masën 116 % e duke shtruar më shumë të sëmurë. Por edhe repartet mbështetëse erdhën duke e përmirësuar punën e tyre, sidomos ai i furnizimit e i kuzhinës, ku u përmirësua ndjeshëm cilësia e ushqimeve që gatuheshin, duke respektuar me rigorozitet kuotën e përcaktuar e synuar për llojshmëri gjellësh e me kalori sa më të mëdha, madje, në disa raste edhe duke marrë mendimin e pacientëve.[20])
Për vitin 1953, krahas shërbimeve të tjera, shtohen edhe 216.000 lekë për plotësimin e disa nevojave të domosdoshme, por të paparapara.[21])
Si rezultat i angazhimit të të gjithëve, plani i shpenzimeve deri në 3-mujorin e tretë u tejkalua, ndaj dhe u kërkua një shtesë prej 296.000 lekësh për të përballuar shpenzimet e 3-mujorit të mbetur.
Struktura organizative dhe personeli i spitalit civil në vitin 1954:
Kryemjek e drejtor: Tahsim Karagjozi, nd/mjek n/drejtor 1, mjek kirurg Selaudin Mborja, mjek pediatër Pandi Todhe, mjek patalog Dragush Delvina, mjek infektiv 1, farmacist 1-Mois Arditi, asistent-farmacist 1 – Vera Nallbani, nd/mjek 4: Ismail Troshani, Ismail Sula, kryelaborant 1, laborant klinike 2: Viktore Plani e Jorgji Trebicka, teknik rontgeni 1: Matilda Gjoka, kryeinfermierë 6: Jak Simoni, Vergjina Karmen, Luçije Ndoja, Roza Prendi, Alush Behri, Gjovalin Zefi; në sallë të operacionit Rexhep Kraja, infermierë në sallë të operacionit 4: Viktor Shkurti, Sheuqet Laçej, Abaz Kotrri, Pjerin Guga; infermierë kirurgjie 7: Justina Shestani, Shemsi Kuçi, Zija Zeneli, Jakup Dajbaba, Sheqeri Brahimi, Pertef Kruja, Ahmet Hafizi; infermierë pediatrie 13: Margerita Dushi, Myrvete Gjini, Benardina Gjoka, Sadete Agaj, Evgjeni Nesturi, Marie Kola. Janë edhe 6 infermiere murgesha e infermiere në infektiv 3, konkretisht: Syrije Mema, Selah Beci, Behie Ceni; infermierë pranimi 1 – Gjelosh Kolë Osmani, infermier dietestik 2: Gjyzepina Radovani e Lutfije Pavaci, infermier statistikor 1: Lec Doçi, infermierë patologjie 11: Kjara Gera, Sheuqet Anamali, Brahim Beqiri, Lazër Topalli, Luigj Luka, Arif Vjerdha, Pandi Bala, Mark Ndoja, Skender Puka, Zija Barbullushi, Luçije Pavaci-infermiere infektor.[22])
Spitali ka 300 shtretër.[23])
Realizimi i shpenzimeve për këtë vit ka qenë 19.043.000 lekë, i realizuar 18.734.000 lekë. Për vitin 1955 parashikohet që shpenzimet të rriten e të arrijnë shifrën 21.128.000 lekë.[24])
Por ndërsa shteti e subvencionon sektorin e shëndetësisë në rritje, në këtë nivel nuk është shërbimi ndaj popullit. Ka vërejtje e mangësi të shumta. Në trajtimin ushqimor të të sëmurëve, ku qenë hedhur hapa të mira përpara, ka mungesa të theksuara, ushqimi është i pamjaftueshëm, shpesh mungojnë gjalpi, qumështi, mishi, madje dhe uji i pijshëm e tekstilet nëpër mgazina.[25])
Ndryshe është furnizimi me ilaçe nga nd/farmacive, duke i dhënë përparësi më shumë të sëmurëve në spitale. Por edhe këtu ka probleme, pasi hasen raste që infermierët nuk zbatojnë dhënien e ilaçeve për pacientët sipas kartelës e terapisë së përcaktuar nga mjeku.[26])
Adaptimi i spitalit në ish-shkollën industriale, me dritare të mëdha e plot dritë, krijonte mundësi të mira jo vetëm për pacientët, por edhe për personelin sanitar, që ai të kryente sa më mirë detyrat. Pavionet shkëlqenin nga pastërtia dhe veshjet spitalore për pacientët qenë konform rregullave të përcaktuara. Por jo gjithçka shkonte në vaj, pasi në pavionin e pediatrisë me 60 shtretër mungonte ngrohja.[27])
Historik i shkurtër i spitalit civil Shkodër gjatë 10 viteve të para të çlirimit
Mbas çlirimit, nga 50 shtretër, spitali u shtua vit pas viti, respektivisht 100, 220 e deri në 300 shtretër. Adaptimi i ish-shkollës industriale italiane dhe rikonstruksioni i dhanë fytyrën e një spitali bashkëkohës, të pajisur me të gjitha orenditë dhe mjetet e punës të nevojshme. U shtua personeli në organikë vit pas viti, u nda numuri i shtretërve nëpër reparte, u krijuan reparte të rinj, ai i pediatrisë dhe i maternitetit, të cilët më përpara nuk ekzistonin. Në këtë repart MSH dërgoi mjek të specializuar, u plotësua spitali me kuadro të tjera të nevojshme për të përballuar të 300 shtretërit, në patalogji, kirurgji, pediatri, infektiv dhe observacion.
Brenda kësaj dekade u arrit që çdo repart të drejtohej nga një mjek, të kompletuar me personel nd/mjek e infermierë, për të siguruar asistencën e vazhdueshme për të sëmurët. Në spital u caktua roje e vazhdueshme nga ana e mjekëve, me radhë, dhe ajo e infermierisë së reparteve.
Nëqoftëse para çlirimit oparacionet ishin të kufizuara, gjatë 10-viteve që po përshkruajmë ato erdhën duke u rritur nga viti në vit, jo vetëm si numur, por edhe nga shkalla e vështëërsisë e për sëmundje të ndryshme. Në këtë nivel ndikuan edhe mjekët e huaj e sidomos ato të shkollës sovjetike që punuan në spitalin e Shkodrës, duke aplikuar në operacione metodat më të përparuara të tyre, siç qe, psh, metoda Lapacoviski, etj.
Niveli i operacioneve të 10 viteve të para të çlirimit as kanë të krahasuar me ato të paraluftës. Kështu, sipas një statistike të vitit 1927 të drejtorisë së shëndetësisë, në spitalin civil të Shkodrës u paraqitën për operacion 3 pacientë, prej të cilëve vetëm njëri u operua, ndërsa dy të tjerët u dërguan në Tiranë për trajtime më të specializuara.
Spitali nuk është vetëm një vend kurimi e shërimi, por edhe një shkollë e edukimit sanitar për të sëmurët në spital e për familjarët e miqtë e tyre që u vinin për vizitë, pasi aty ata shihnin me sy një kulturë sanitare të admirueshme. Edhe për këtë problem, propaganda luajti rolin e saj, duke filluar që nga bisedat e thjeshta e spontane, deri tek konferencat.
Sigurisht që një ndër drejtimet kryesore të shëndetësisë në Shkodër ishte edhe kualifikimi i vazhdueshëm dhe specializimi i kuadrit të lartë e të mesëm mjekësor. Seminaret dhe kurset e kualifikimit këtu e specializimet në Tiranë për specialitete të ndryshme, bënë që niveli i tyre të pësojë një rritje të ndjeshme, që pasqyrohej në shërimin dhe kurimin më të suksesshëm e më të shpejtë të të sëmurëve.[28])
Sukseset e dekadës së parë u bënë burim frymëzimi për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, për arritje të reja.
Në vitin 1956, kuadri mjekësor në organikën e spitalit e të poliklinikës u plotësua, shoqëruar dhe me një rritje pagash, të barazvlershme me 2.358.000 lekë.
Hapa përpara u bënë në repartin infektiv, i cili, nëse në fillimet e tij kishte vetëm 20 shtretër dhe përballonte 26 % të të sëmurëve me sëmundje infektive, që duhej të izoloheshin në këtë repart, prandaj dhe u kërkua një fond shtesë prej 30.000 lekësh për të shtuar këtu dhe 40 shtretër. Me këtë kapacitet u arrit të trajtoheshin si të shtruar 1843 raste me sëmundje të ndryshme infektive. Por meqë kishte fluks të prekurish nga këto sëmundje, drejtoria u detyrua t’i shtronte të sëmurët në dhoma të reparteve të tjera, duke i adaptuar ato dhe jo sipas parametrave të lejuara. Stafi mjekësore i këtij reparti punoi me përkushtim, edhe në kushte të tilla dhe arriti ta realizojë detyrën në masën 115,6 %, ku hynë në spital 1667 veta, por që pat dhe 36 raste vdekjesh.[29])
Në këtë vit është kërkuar që reparti i infektivit të transferohet në ndërtesën (godinën) e spitalit ushtarak. Është menduar të ngrihet punkti i gjakut, të sistemit të farmacisë, i cili do të ndikojë në rritjen më tepër të shërbimit dhe të teknikës, me një kualifikim më të lartë të shërbimit të popullit. Prandaj është kërkuar që reparti infektiv të sistemohet në vehte. Për realizimin e këtij objektivi kërkohet një fond prej 3 milion lekësh, për të pasur një kapacitet prej 40 shtretërish.[30])
Në këtë mënyrë u arrit të ngrihet spitali infektiv (ose reparti infektiv) në ndërtesën e spitalit ushtarak të Shkodrës, duke kryer disa përshtatje në funksion të detyrës e të sëmundshmërive. Kuadri që ishte në spital u shtua dhe u krijuan kushte më të mira shërbimi dhe të sëmurët patën një trajtim më bashkëkohës. Në shërimin e tyre ndikoi, padyshim, krijimi i një mjedisi të përshtatshëm e të denjë për shëndetësinë, madje duke krijuar para tij edhe një lulishte me pemë dekorative, me pisha e selvia dhe lule shumëngjyrëshe e të llojeve të ndryshme.
Në shkallë qarku, spitali punoi mirë dhe e realizoi detyrën në masën 117 %, duke mos kthyer asnjë të sëmurë rëndë pa e shtruar në spital. Nga 2740 që ishte plani për shtrim realizoi 4387 shtrime, me 128 % vetëm spitali civil.[31])
Në këtë vit, spitalit i shtohen kuadro të reja.
Në vitin 1958, spitalit i ishin planifikuar për shpenzime 44.290.000 lekë, nga 27.821.000 lekë që ka pasë në vitin 1957. Spitali ka 340 shtretër.[32])
Falë përkushtimit në punë të stafit mjekësor, por dhe të një organizimi më të mirë të punëve të kuadrit drejtues me në krye Tahsim Karagjozin, detyrat për këtë vit u realizuan në masën 115 %.
Spitali civil në vitin 1959 pat një plan në buxhet për shpenzime prej 44.630.000 lekë dhe shpenzimet i realizoi në masën 43.427.000 lekë. Kurse parashikimi për vitin 1960 ishte 48.246.000 lekë, shifër kjo më e lartë se ajo e vitit të kaluar.[33])
Në vitin 1961 parashikohet që spitali të ketë 47.874.000 lekë. Me këtë shumë shpenzimesh është llogaritur, përveç të tjerash, edhe për plotësimin e kushteve të 418 shtretërve.
Spitalit të Shkodrës iu shtuan edhe mjekët specialistë e mbi këtë bazë edhe nisën të shtoheshin edhe specialitetet si ai i nevrollogjisë, dermatollogjisë, akulistikës, otorinos, labrigollogjisë etj. Po në këtë vit hapet kabineti i rentgenoterapisë, filluan kurat e dermatomukozës (qerosës), të cilat u shtuan sidomos në 6-mujorin e dytë të këtij viti.
Ndërkohë bëhen ndryshime plani në investime nën kufi dhe i jepen spitalit civil: 280.000 lekë për riparime (meremetime) të kaldajës, duke e ndarë në 3-mujorë.[34])
Me ardhjen e specialistëve të përgatitur në fakultetin e mjekësisë të USHT, në spital filluan të krijoheshin nënreparte e reparte, duke u nisur nga fakti se në ndërtesën ekzistuese të spitalit kishte hapësira ku mund të shtoheshin edhe 20 shtretër. [35])
Aktiviteti i shërbimit shëndetësor, gjendja dhe ndarja në reparte të shtretërve në 6-mujorin e parë të vitit 1961 është si më poshtë[36]):
Nr. | Reparti | Nr.shtretërve | 6/mujori I | Plani ditor | Plotësimi |
1. | Patologjia | 110 | 91 | 1100 | 1357 1325 |
2. | Kirurgjia | 75 | 68 | 787 | 842 838 |
3. | Infektivi | 135 | 111 | 1250 | 921 943 |
4. | Pediatria | 133 | 88 | 1376 | 1835 1716 |
Shuma | 453 | 358 | 4478 | 4955 4822 |
Është menduar të shtohen dhe 72 shtretër, kapaciteti i të cilëve do të arrijë në 420, duke parashikuar një fond shpenzimesh prej 41.000.000 lekë.[37])
Spitali me 437 shtretër, duke shtuar dhe shtretërit e verës për fëmijë, ka shfrytëzuar mesatarisht 397 shtretër dhe kuota ditore nga 76 ra në 71 lekë dhe si 6-mujor i parë spitali shpenzoi 800.000 lekë.[38])
Me shtimin e shtretërve parashikohen 1.100.000 lekë shpenzime të tjera për të plotësuar edhe disa mungesa në pajisje të spitalit e të poliklinikës që mendohet për vitin 1962 të ketë një fond prej 58.000.000 lekë.[39]) Parashikohet të ketë edhe reparte të rinj, të cilët do të fillojnë nga aktiviteti më 1 korrik 1962, me një kapacitet spitali me 440 shtretër.[40])
Viti 1963 në sektorin e shëndetësisë vjen me një shërbim të kualifikuar dhe me detyra të realizuara në vitin 1962, çka tregon se planin e shpenzimeve e kishte 40.135.000 lekë e realizoi 40.129.000 lekë dhe për vitin 1963 parashikohet një plan në rritje për drejtimet që cituam më sipër.[41])
Ardhja e nisja nga puna e specialistëve të rinj dhe ajo e mjekëve të tjerë, veprimtaria spitalore pësoi një rritje e zgjërim të ndjeshëm, duke u plotësuar me të gjitha specialitetet e domosdoshme dhe më kryesoret, si në shtrime e në kurime në spital ashtu dhe për vizitat në poliklinikë. Me këto përmirësime dhe të shtimit të mjekëve specialistë, u arrit që në vitin 1962 të shtrohen në spital 9228 të sëmurë dhe u vizituan në poliklinikën e qytetit mbi 700 veta në ditë.
Ngarkesa, plotësimi i detyrave dhe përkushtimi në punë shoqëruan sidomos repartet e kirurgjisë e të farmacisë, por dhe të punktit të spitalit, që u bënë shembull dhe për repartet e tjera. Duhet theksuar se me arritje në këtë periudhë erdhi edhe reparti i patologjisë.
Poliklinika e qytetit nga dita në ditë përballonte një volum pune në rritje e që vinte edhe si rezultat i rritjes së besueshmërisë të popullit tek mjekët e specialiteteve të ndryshme, duke u hequr në shumë drejtime shkuarjet e tyre në spitalet e Tiranës. Ata punonin me përkushtim e shpesh pa pyetur për orar e për fluks në rritje për vizita e mjekime. Si qytetar edhe unë, autori i këtij libri, i jam drejtuar disa herë poliklinikës për problemet që kam patur, për okulistin Agim Neziri, ORL Simon Fistani e nevrologun Sandër Ashta, të cilët, edhe jashtë listës së vizitave (në atë kohë shpërndahej një sasi e caktuar numurash për pacinetët) nuk më kanë refuzuar vizitën mjekësore. Por jo vetëm në poliklinikë, por edhe në spitalin civil të Shkodrës, ku kam qenë i shtruar, kam parë me sytë e mij përkushtimin e aftësinë profesionale të stafit mjekësor ndaj të sëmurëve.
Mbase kjo është dhe një nga arsyet që më shtyri të hulumtoj në dokumenta arkivore, raporte e informacione për këtë historik e ku nuk mungojnë konsideratat që përshkrova më lart thuajse për të gjithë mjekët e asaj kohe.
Por përtej përjetimeve personale, është realiteti, është populli që fliste për mjekët e infermierët që të shëronin jo vetëm me aftësinë, por edhe me fjalën e tyre të ngrohtë. Megjithatë, duhet pohuar se jo gjithçka qe në perfeksion, pasi aty-këtu e për probleme të veçanta haseshin edhe mangësi të karaktereve të ndryshme e më së shumti të karakterit subjektiv, të një organizimi pune që koha e kishte lënë pas.[42]) Kështu spitali, për mosrealizimin e disa detyrave, si të shfrytëzimit të shtretërve e të kuotës, nuk i plotësoi shpenzimet për 1.400.000 lekë.[43])
Por, ndërkohë, shfaqet një problem: përkushtimit e sukseseve në punë të stafit mjekësor të spitalit, deri në një farë shkalle nuk i përgjigjet sektori i administratës ekonomike, i cili nuk po punon sa e si duhet. Kështu, psh, ai nuk po arrin të vjelë, për neglixhencë, të ardhurat nga 369 personave debitorë privatë, që do t’i paguanin spitalit dhe brefetrofit një shumë totale prej 1.206.000 lekë. Për këtë gjendje të pajustifikueshme, DSHSH mori masa administrative ndaj shkaktarëve, duke i gjobitur me gjobë.
Plani i shpenzimeve për vitin 1964 për spitalin ka qenë 41.518.000 lekë dhe realizoi 41.500.000 lekë.[44]) Kështu, psh, spitali dhe poliklinika, në njërën nga këto zëra pat plane 6.028.000 lekë, realizoi 5.367.000 lekë = me 88%.[45])
Puna e mirë e bërë shprehet edhe në realizimin e detyrave në masën 108 %, duke mjekuar e kuruar në spital 834 të sëmurë mbi planin dhe shfrytëzoi 327 ditë për 1 shtrat.
Në këtë vit ndikoi edhe ligji i qeverisë, që shtrimet në spital të bëheshin falas.[46])
Në fillim të historikut të spitalit civil kemi thënë gjithnjë se sipas dokumentave arkivore, spitali u muar në dorëzim më 31.12.1944. Nga kjo datë u është njoftur vjetërsia në punë e punonjësve që kanë punuar në këtë spital.[47])
Viti 1965, spitali civil hynë me një buxhet shpenzimesh prej 40.794.000 lekë. Në këtë vit u arrit të realizoheshin 10.427 ditë më tepër se plani i shtrimit, të cilin e kishte të planifikuar 10.027 ditë, me një fond prej 10.847.000 lekë.[48])
Në vitin 1964 kishte 508 shtretër, në vitin 1965 – 585 shtretër, më pas arriti në 638 në ditë të realizuara 10.847.[49])
Në vitin 1966 spitali filloi t’u shërbejë të sëmurëve nepërmjet 457 shtretërve, të ndarë në 8 reparte. Gjatë këtij viti u shfrytëzuan në ditët si më poshtë:
Shtretër gjithësejt | 467 ditë | 146.200 | 9016 | |
1. | Reparti i patologjisë | 85 “ | 27.200 | 1700 |
2. | Rep. Kirurgjisë për të rritur | 60 | 18.900 | 1620 |
3. | “ “ “ fëmijë | 15 | 4725 | 315 |
4. | “ Infektiv për të rritur | 85 | 26.054 | 1532 |
5. | “ “ “ fëmijë | 35 | 10.744 | 632 |
6. | “ Pediatrisë | 110 | 35.200 | 2200 |
7. | “ Nevrologjisë | 25 | 8704 | 272 |
8. | “ Otorinos | 20 | 6600 | 600 |
9. | “ Okulistikës | 16 | 5120 | 352 |
10. | “ Dermatologjisë | 16 | 5280 | 352 |
11. | Shtretër të barkut të verës | 100 | 90.000 | 660 |
Për sa më sipër janë kërkuar 300.000 lekë për të përballuar shpenzimet, ku mendohet të shtohen shtretërit e të arrijnë në 457.[50])
Siç del nga tejkalimi i planit në 109.1 %, personeli shëndetësor dhe administrativ ka punuar mirë, ka ardhur duke e rritur kërkesën ndaj vehtes që shërbimi ndaj të sëmurëve të bëhej me një nivel e profesionalizëm sa më të lartë e më të shpejtë.
Realizimi i detyrave të reparteve ka qenë: reparti i kirurgjisë 134.4 %, i patologjisë 82.3 %, i infektivit 88.5 %, i pediatrisë 99.3 %, i otorinos 100.5 %, i okulistikës 92.9 %, i dermatologjisë 117.3 %, i nevrologjisë 133.4 %. Të shtruar në spital kanë qenë 9837 persona të sëmurë, me një mesatare 3.5 %.[51])
Parashikimi i shtimit të shtretërve si 5-vjeçar është menduar në vitin 1970 në 383 shtretër, në vitin 1971 – 388 shtretër, në vitin 1972 – 388 shtretër, në vitin 1973 – 388 shtretër, në vitin 1974 – 388 shtretër, në vitin 1975 – 500 shtretër dhe spitali i pediatrisë, në vitin 1970 do të kenë 150 shtretër dhe në 4 vitet e tjera 1971-75, në 200 shtretër.[52])
Në vitin 1967 nuk ka të dhëna ekonomike për aktivitetin e spitalit.
Spitali civil gjithnjë ka ardhur në rritje të kapacitetit të shtretërve e duke kryer një veprimtari më të gjërë të shërbimit mjekësor të shtrimit dhe kurimit të sëmurëve, ku në këtë vit spitali ka 467 shtretër, duke shtuar dhe në periudhën e verës me 25 shtretër, që sëbashku bëhen 492 shtretër, të ndarë në reparte sipas nevojave.
Në poliklinikën e qytetit ka patur gjithashtu tejkalim të detyrave, por dhe në ato të ambulancave e qendrave shëndetësore të fshatrave, ku për fëmijët 0-1 vjeç u bënë 7700 vizita mjekësore.
Mobilizimi në punë, përkushtimi, profesionalizmi e humanizmi i stafit mjekësor të spitalit civil pasqyrohet edhe përmes shifrave të realizimit të detyrave të planit, që ka këtë ecuri: reparti i patologjisë 89.1 %, i kirurgjisë 159.4 %, i infektivit 103.5 %, i radiologjisë 105.7 %, i nevrologjisë 146.6 %, i otorinos 104 %, i okulistikës 64.4, i dermatologjisë 141.1.
U shtruan në spital 10.541 persona me një mortalitet 4.1 %, prej të cilëve 41 % vdiqën brenda 24 orëve, pasi shkuan në një gjendje të rënduar.
Laboratori i klinikës i spitalit ka bërë 56.728 analiza të ndryshme, punkti i gjakut ka marrë 362 kg gjak, prej së cilës falas 37.600 kg. Është përgatitur plazëm native 113 kg. Kabineti i radiologjisë ka bërë 3365 grafi, 8862 skopi teraksi, 648 skopi stomaku.
Ndërkohë kërkesat e shtrimit në spital janë mbi mundësitë ekzistuese të tij.
Në spitalin e fëmijëve distrofikë janë shtruar gjatë vitit 322 fëmijë, duke pasë vetëm 3 vdekje.
Poliklinika i ka rritur vizitat, shërbimin ndaj popullit dhe të sëmurëve më shumë se në vitin e kaluar, duke arritur në 243.602 vizita mjekësore, me realizim plani 174 %. Me bashkimin e poliklinikës me spitalin me një drejtori, të drejtuar me një drejtor për të dy institucionet, është rritur më tepër shërbimi mjekësor, duke i ndjekur punët në dinamikën e përditshme, me specialitete që sa vinin e plotësosheshin, si në spital e ashtu në poliklinikë. Për ta patur më të qartë lexuesit, psh mjekët specialistë, pasi i kryenin të gjitha shërbimet e detyrat në spital, shkonin në poliklinikë, ku kryenin vizita mjekësore, jepnin receta për kurim ambulator, ndërsa për ata pacientë që ishte i domosdoshëm një trajtim më i specializuar, i shtronin në spital nën kontrollin e tyre.
Ndërkohë funksionon normalisht komisioni mjekësor tri herë në javë, ndryshe i njohur shkurt si Komisioni Mjeko Ligjor (KML) i I dhe i II, që respektivisht kryen 2782 dhe 4736 vizita.
Në spital dhe në poliklinikë ka vazhduar shërbimi 24 orësh pa ndërprerje i urgjencave.
Konsultori i nënës dhe fëmijës kreu 9604 vizita, punonjësit e të cilit arritën të ndiqnin edhe fëmijët në shtëpi, si për gjendjen shëndetësore, ashtu dhe për vaksinimet e tyre.
Klinika dentare, e cila edhe ajo është nën drejtimin e kësaj administrate, ka realizuar planin 111 %. Ajo kreu 27.735 vizita për kurim të pacientëve të rritur, kurse për fëmijët ajo kreu 17.559 vizita.
Spitalet e fshatit i ndoqën më mirë problemet e shërbimit mjekësor, duke mos kthyer asnjë të sëmurë pa e vizituar, bile me raste të rënda kryenin vizita edhe nëpër shtëpi, pavarësisht distancave e vështërsive të kohës. Planin e shtrimit e realizuan: spitali i Koplikut 118.2 %, ai i Dukagjinit 141.4 % dhe spitali i Tamares 71.9 %.
Qendrat shëndetësore dhe ambulancat në fshat e me ndihmës mjekë kryen 72.066 vizita mjekësore. Frekuentime më të mëdha ka pasë në qendrën shëndetësore Bushat, Koplik, Vaun e Dejës, Dajç të Bregut të Bunës e Dukagjin. Plotësimi me mjekë në qendra shëndetësore ka rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj popullit.
Një rol jo të vogël në ruajtje të shëndetit të popullit po luajnë edhe ambulancat e fshatit. Duke u zgjëruar gjeografikisht nëpër fshatra, ato punuan pa u kursyer e me profesionalizëm, duke kryer jo vetëm detyrat në rrafshin mjekësor, por edhe në propagandimin e mënyrës së re të jetesës e në aksionet higjeno-sanitare, duke nisur që nga pastërtia vetiake, nga odat, shtëpitë e rrugët. Ambulancat kryen 19.271 mjekime të ndryshme, 60.234 kontrolle higjenike të banesave, shkollave, lokaleve e dyqaneve, 62.734 kontrolle mjekësore, 56.271 vaksinime të ndryshme. Sëbashku dhe me ekipet mjekësore që vinin herëpashere e për probleme të ndryshme, bënë edhe studime e anketime, duke hedhur dritë dhe i parapritë një pune parandaluese e shëruese të pëlqyeshme për kohën. Në ekipet me mjekë që vinin nga qyteti aktivizoheshin edhe nd/mjekët, infermierët e mamitë e fshatit.
Në vitin që po përshkruajmë, pothuajse çdo lokalitet e ka një mjek, me perspektivë që shpejt, me daljen e kuadrove të rinj nga fakulteti i mjekësisë të USHT, të ketë edhe për fshatin prurje më të mëdha të tyre, duke filluar me lokalitetin e Dukagjinit dhe spitalin e tij.[53])
Në vitin 1968, në 50-vjetorin e spitalit, ai garanton shërbime patologjike, kardiologjike, të pediatrisë, nevrologjisë, kirurgjisë, ORL, akulistikës, dermatologjisë dhe të sëmundjeve ngjitëse. Ai tashmë ka një farmaci të plotësuar me të gjitha medikamentet e kohës e që viheshin në dispozicion të shërimit të pacientëve. Ai ka gjithashtu një qendër të konservimit të gjakut për transfuzione, ka laboratorë të pajisur me aparatura moderne, kabinet rontgeni, sistem për ruajtjen e diagnozave, reparte të anatomisë patologjike, etj.
Në spital dhe në poliklinikë punojnë 34 mjekë, 158 infermierë, 4 farmacistë, 16 laborantë dhe 144 punonjës të tjerë, gjithësejt 350 veta. Janë në specializim tre mjekë që vazhdojnë në profilet e tyre në Tiranë, për traumatologji, rontgendiognestikë e për laboratorët biokimikë, çka flet dhe për një vizion të qartë për të ardhmen e plotësimin e nevojave të popullit për trajtime mjekësore që deri në atë kohë kryheshin vetëm në Tiranë.
Në bazë të disa të dhënave, në 3-mujorin e parë të vitit 1967 rezulton psh që në repartin e patologjisë të jenë vizituar 21.333 persona dhe të jenë shtruar në spital 383 të sëmurë, në repartin e kirurgjisë u vizituan 9632 persona dhe janë shtruar në spital 464 të sëmurë. Një vit më vonë, po gjithashtu në 3-mujorin e parë, u vizituan në repartin e patologjisë 24.422 persona dhe janë shtruar në spital 382 të sëmurë, në repartin e kirurgjisë u vizituan 7229 persona dhe janë shtruar në spital 687 të sëmurë, në repartin e pediatrisë u vizituan 10.972 fëmijë dhe u shtruan 595 prej tyre.
Në 3-mujorin e parë të vitit 1967 u vizituan gjithësejt 53.473 persona dhe kanë marrë pushim 5270 persona.
Në 3-mujorin e parë të vitit pasues, u vizituan në total 54.310 persona dhe kanë marrë pushim 7320 vetë.
Këto të ndarë në qytet dhe në fshat: nga fshati, për të njëjtën periudhë të vitit 1967 u vizituan 10.320 vta, ndërsa nga qyteti 43.153 veta. 3-mujori i parë i vitit 1968 ka këto shifra: në fshat u vizituan 15.606 veta, ndërsa nga qyteti 58.712.[54])
Kurse nga një burim tjetër (gazeta “Jeta e re”) na rezulton se në poliklinikën e qytetit janë bërë 10.541 vizita mjekësore, pa llogaritur ato që janë kryer nga mjekët specialistë nepër repartet e tyre të shtrimit.
Në repartin e kirurgjisë, falë dhe specializimeve të ndryshme, nisën të bëheshin edhe operacione, si të syve, të hundës e të veshëve që nuk ishin bërë më përpara.
Në repartin e pediatrisë, sidomos gjatë stinës së verës, kurohen më shumë fëmijë se në stinët e tjera, por në saje të një organizimi më të mirë, flukset e tyre përballohen me sukses.
Në repartin e sëmundjeve të lëkurës ndiqen e luftohen deri në zhdukjen e plotë sëmundjet e ndryshme veneriane të trashëguara nga e kaluara e po ashtu me intensitet punohet edhe për sëmundjet infektive.
Në poliklinikë, spital e në laboratore vazhdon funksionimi i mjekut të rojes 24-orësh falas dhe nuk rreshtëte në asnjë muaj dërgimi i ekipeve mjekësore nëpër fshatra për tematika të caktuara.
Edhe në vitin 1969, buxheti i shpenzimeve në sektorin e shëndetësisë është më i lartë se ai i vitit të kaluar, arriti në 19.200.000 lekë ose i shprehur në përqindje 14.3 përqind. Në investime do të kapë shifrën e 3.500.000 lekëve, ose 78.1 përqind më i lartë se ai i vitit 1968. Ky buxhet do të shpenzohet kryesisht në rritjen e shtretërve, nga 613 që ishte në vitin 1968, do të arrijë në 737 në vitin 1969. Pra vetëm spitalit do t’i shtohen 120 shtretër.
Në vitin 1970 parashikohet të jenë 744 shtretër, në vitin 1971 – 828 shtretër, që përfaqësonte 11.1 % më shumë.[55])
Në vitin 1971 realizimi i shpenzimeve ka qenë nën nivelin e parashikuar pasi kuota e ushqimit ditor nuk u realizua 100 %, por 98.1 %, çka çoi në mos realizimin e shpenzimeve.[56])
Në raport me rritjen e numurit të shtretërve, rritet edhe struktura dhe numuri i punonjësve me 24 veta në repartin e ortopedisë, me këto emërime: 13 infermierë, 9 sanitarë, 1 mësues fizkulture, 1 mesazhier, metodist, gjimnast.[57])
Spitali civil e realizoi planin e vitit në masën 101.6 %, të shtrimit dhe të ditëve të qëndrimit 98.6 %. Kanë vdekur gjithësejt 452 persona, brenda 24 orëshit të parë të shtrimit 4 %, e barabartë me 134 persona, prej të cilëve 95 nga fshati ose 30 %. Xhiroja e shtetit u realizua në masën 19.8 %, kundrejt 19.9 % që ishte plani.
Sipas reparteve detyrat u realizuan në këtë masë: reparti i patologjisë 101 %, ai i kirurgjisë për të rritur 125.8 %, për fëmijë 186.3 %, i infektivit për të rritur 86 %, për fëmijë 96.1 %, i pediatrisë 100, i nevrologjisë 121 %, i otorinos 105 %, i okulistikës 103.5 %, i dermatologjisë 40 %.
Shërbimi i smontologjisë, nga 518 vdekje në të gjitha institucionet e shtrimit, bëri 217 autopsi, ose 40 % të rasteve.
Në laboratorë janë bërë 59.159 ekzaminime të ndryshme, në radioskopi 15.965, skopi taraksi 680, skopi stomaku 6450, etj.
Nga punkti i gjakut janë marrë 528.000 kg, nga të cilët 68.500 kg pa pagesë.
Poliklinika detyrat i realizoi në masën 125.1 %, kurse konsultori i gruas kreu 12.809 vizita të brendshme dhe 34.321 vizita të jashtme. Janë bërë 5010 vaksina anti-bertusit, e difterisë, anti-polimelitit 2031, etj.
Mortaliteti infantil pat zbritje, nga 129 për 1000 të lindur gjallë në vitin 1970, në 95 për 1000 të lindur gjallë në vitin 1971. Më pak është punuar në shtëpinë e fëmijës për të ulur vdekshmërinë e fëmijëve.
Krahas arritjeve, mendohet edhe për një perspektivë më të avancuar në roje të shëndetit e të jetës së pacientëve. Për këtë parashikohet që të hapet reparti i reaminacionit, me një organikë: 5 mjekë, 15 infermierë, 3 laborantë dhe 3 sanitare.[58])
Në vitin 1972 është kërkuar të ndërtohet punkti i gjakut, për të cilin duhet të planifikohet në buxhet një fond prej 600.000 lekësh.[59])
Veprimtaria e spitalit në vitin 1974 jepet nëpërmjet statistikës së tabelës së mëposhtme, të ndarë edhe sipas reparteve, për 718 shtretërit e spitalit, ku janë shtruar 11.148 pacientë dhe nga fshati 5133 veta[60]):
Nr. | Reparti | Të hyrë | Shtruar | Nga fshati |
1 | Patologjia | 98 | 1359 | 433 |
2 | Kirurgjia (për të rritur) | 73 | 1550 | 622 |
3 | “ (për fëmijë) | 20 | 471 | 311 |
4 | Infektivi (për të rritur) | 70 | 1060 | 522 |
5 | “ (për fëmijë) | 45 | 765 | 446 |
6 | Ortopedia (për të rritur) | 20 | 208 | 113 |
7 | “ (për fëmijë) | 10 | 87 | 60 |
8 | Nevrologjia | 25 | 370 | 137 |
9 | ORL | 20 | 555 | 263 |
10 | Okulistika | 16 | 140 | 83 |
11 | Dermatologjia | 16 | 216 | 90 |
12 | Pediatria | 200 | 3950 | 1707 |
Krahas detyrave të realizuara në përgjithësi, janë shtruar dhe ndjekur në dinamikën e përditshme edhe probleme të tjera, në mënyrë të veçantë ato që kishin të bënin me higjenën e pastërtinë, të cilat janë jo vetëm jetike, por edhe të domosdoshme, si në qytet e ashtu në fshat, por edhe në institucionet shëndetësore, që ato të ishin shkolla edukimi për fshatarët e qytetarët-pacientë e familjarët e tyre që përshkoheshin në mjediset e tyre. Krahas punës si detyrë funksionale e gjithë punonjësve të shëndetësisë, shteti dha edhe fonde, siç qe ai prej 100.000 lekësh për rritjen e kapacitetit të gropave septike të repartit të infektivit, për realizimin e të cilit u ngarkua nd/komunale, madje duke i përcaktuar edhe afat, që atë ta realizonte brenda vitit 1974.[61])
Edhe në vitin 1975 spitalit civil “J.Karamitri” i jepet përparësi, duke e konsideruar si më të rëndësishmin në rreth në juridiksionin e seksionit të shëndetësisë së rrethit të Shkodrës. Ajo pasqyrohet edhe në fondet e planifikimet në buxhetin e shtetit, por dhe në investime për objekte të domosdoshme, adaptime apo riparime që ndikonin direkt në shërbimin ndaj popullit. Kështu në periudhën që po përshkruajmë planifikohet ndërtimi i morgut të spitalit me një fond prej 80.000 lekësh, salla e operacionit të otorino-okulistikës me 20.000 lekë, për repartin e prematurës pranë spitalit të pediatrisë me 50.000 lekë, për ngrohjen jashtë kohës normale me 83.000 lekë dhe për maternitetin e Oblikës një fond prej 50.000 lekë.[62]) Po ashtu ndërtimi i punktit të gjakut me 400.000 lekë, të morgut të spitalit me 600.000 lekë, të lavanterisë qëndrore me 300.000 lekë dhe për rikonstruksione e riparime që do të dilnin udhës në një shumë prej 100.000 lekësh.[63]) Por në këtë vit mendohet të zbritet numuri i shtretërve, nga 825 në 815.
Për vitin 1976 numuri i shtretërve në spitalin civil do të jetë respektivisht sipas reparteve: patologjia – 80 shtretër, kirurgjia për të rritur 65 dhe për fëmijë 20 shtretër, ortopedia për të rritur 18 dhe për fëmijë 10 shtretër, nevrologjia 20, otorino 16, okulistika 15, dermatologjia 14, spitali i pediatrisë 200 shtretër, ai i prematurës 40, i rontgenit 40 shtretër. Gjithësejt 298 për të rritur dhe për fëmijë 367 shtretër.[64])
Realizimi i të shtruarve dhe i ditëve të qëndrimit në spitale ka qenë si më poshtë:
Reparti i patalogjisë 1696 shtrime me 25.437 ditë shtrime reale, ai i kirurgjisë për të rritur 1724 shtrime me 20.616 ditë, për fëmijë 450 shtrime me 4324 ditë, reparti i ortopedisë për të rritur 188 shtrime me 2283 ditë shtrime reale, për fëmijë 49 shtrime me 606 ditë, i infektivit për të rritur 1132 shtrime me 24.524, reparti i nevrologjisë 347 ditë shtrime me 5733 ditë reale, reparti i otorinos 729 shtrime me 5565 ditë reale, reparti i okulistikës 275 shtrime me 3860 ditë shtrime reale, reparti i dermatologjisë 229 shtrime me 3268 ditë shtrime, pediatria infektive 885 shtrime me 19.801 ditë shtrime reale, prematura 242 shtrime me 8795 ditë, distrofiku 301 shtrime me 26.850 ditë shtrimi reale.[65])
Në vitin 1977 në spitalin civil është menduar të bëhen disa investime dhe shtime objektesh, si ndërtimi i depos së spitalit me një fond prej 25.000 lekësh, i farmacisë, i punktit të gjakut e të morgut me një fond prej 750.000 lekësh.[66])
Në këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar, ka disa ndryshime në numurin e shtretërve të spitaleve dhe të reparteve: i patologjisë do të ketë 80 shtretër, ai i kirurgjisë 85, i ortopedisë 28, i infektivit 80, i nevrologjisë 20, i otorinos 16, i okulistikës 15, reparti i dermatologjisë me 40 shtretër, pediatria me 240 shtretër, pediatria infektive me 57, distrofiku me 80, brefetrofi 106 dhe shtëpia me të meta mendore e fëmijëve me 150 shtretër.[67])
Në vitin 1978 është kërkuar të ngrihet reparti i kirurgjisë maksilaciale me një kapacitet prej 15 shtretërish, duke ia marrë 6 shtretër shtesë shtëpisë së lindjes të cilët nuk shfrytëzoheshin. Do të shtohen gjithashtu dhe 5 shtretër për sëmundjet profesionale. Ndërkohë pranë spitalit në këtë periudhë është ngritur shërbimi i anatomisë patologjike dhe i mjekësisë ligjore, por lokali ku është vendosur ky shërbim është krejt i paparështatshëm dhe shumë i vogël. Në këtë lokal mungon ndriçimi, ngrohja, ka kurbaturë të vogël e ventilim minimal. Një tjetër paradoks është dhe vendosja e tij pranë magazinës së ushqimit.
Për realizimin e këtyre detyrave, nga seksioni i shëndetësisë krijohet një komision, i cili harton dhe preventivin përkatës e përcakton dhe shumën e 35.000 lekëve. Kërkohet të përfundojë objekti i shtëpisë së nënave, i cili ka filluar që në vitin e kaluar dhe nuk ka përfunduar dhe nënat e fëmijëve të sëmurë shtrohen në shtëpinë e fëmijëve me të meta mendore duke e zvogëluar kapacitetin e këtij institucioni të fëmijëve të strehuar, ndaj dhe kërkohet një fond prej 60.000 lekësh.[68])
Evidenca e vitit 1978 e spitalit[69]):
Nr. |
Reparti |
Kapaciteti |
Nr.shtrimit
Plan Fakt |
Ditë shtrimi
Plan Fakt |
1 | Patologjia | 83 | 1600 1693 | 28220 17055 |
2 | Kirurgjia për të rritur | 65 | 1625 1743 | 21125 20504 |
3 | “ për fëmijë | 25 | 450 472 | 5850 4484 |
4 | Ortopedia për të rritur | 18 | 126 208 | 6426 2974 |
5 | “ për fëmijë | 5 | 25 39 | 1175 469 |
6 | Infektivi | 70 | 1400 1188 | 24044 25732 |
7 | Nevrologjia | 22 | 396 406 | 7128 7261 |
8 | ORT | 18 | 738 716 | 5904 5279 |
9 | Okulistika | 14 | 280 223 | 4200 3505 |
10 | Dermatologjia | 13 | 209 192 | 3228 2928 |
Shuma: | 333 | 6908 6880 | 3228 2928 |
1. | Spitali i pediatrisë | 200 | 4600 3226 | 69000 67318 |
2. | Pediatria infektive | 57 | 1083 805 | 18400 18040 |
3. | Prematura | 40 | 200 259 | 8600 9123 |
4. | Distrofiku | 80 | 264 278 | 24000 25915 |
Shuma | 377 | 6147 5268 | 120000 120396 |
Plani i shfrytëzimit të shtretërve në spitalin civil sipas reparteve[70]):
Nr. |
Reparti |
Plan Fakt |
Viti |
Nga fshati |
Shtretër
Plan Fakt |
1 | Patologjia | 1577 1588 | 1588 | 607 | 323 303 |
2 | Kirurgjia për të rritur | 1560 1614 | 1614 | 749 | 312 284.2 |
3 | “ për fëmijë | 360 402 | 402 | 268 | 182 185.8 |
4 | Ortopedia të rritur | 90 199 | 199 | 101 | 255 206.4 |
5 | “ për fëmijë | 15 49 | 49 | 28 | 107 188.4 |
6 | Infektivi | 1350 1268 | 1268 | 725 | 340 356 |
7 | Nevrologjia | 396 361 | 361 | 144 | 324 316.6 |
8 | ORT | 640 482 | 482 | 221 | 256 202.7 |
9 | Okulistika | 238 197 | 197 | 125 | 255 212.3 |
10 | Dermatologjia | 195 121 | 121 | 55 | 240 154.5 |
Shuma: | 6421 6281 | 6281 | 3023 | 302 285.1 |
[1] ) Hamdi Bushati, “Shkodra dhe motet”, vëllimi II, fq. 369.
[2] AVSH, P.1, v. 1954, d. 903, fl. 1-4. raport i pëtgatitur me rastin e 10-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.
[3] AVSH, P.1, v. 1945, d. 596, fl. 1-6, sipas shkresës 38 ose 31/1 të dt. 19.1.1945 të seksionit të shëndetësisë të qarkut Shkodër dhe të një materiali të përgatitur nga mjeku Selaudin Mborja, për shumë kohë drejtor i këtij spitali me rastin e 50-vjetorit të këtij spitali. Të dhëna nga historiku 50-vjeçar i spitalit civil të Shkodrës disponohen edhe në arkivin e mjekut Hamza Vneshta, edhe ai drejtor spitali për disa vite.
[4] AVSH, P.1, v. 1945, d. 23, fl. 1, sipas vendimit nr. 24 të datës 6.9.1945 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[5] AVSH, P.1, v. 1945, f. 591, fl. 6, vendim nr. 68/2, dt. 3.5.1945 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[6] AVSH, P.1, v. 1945, d. 598, fl. 4, sipas vendimit nr. 197 të dt. 24.7.1945 dhe të vitit 1945, d. 114, fl.1.
[7] AVSH, P.1, v. 1945, d. 606, fl. 1-5, sipas 21/1 të dt. 19.4.1945 të seksionit të shëndetësisë të qarkut të Shkodrës e firmosur nga Aurel Ashiku dhe të vitit 1945, d. 1, fl. 1-10 të dt. 26.1.1946.
[8] AVSH, P.1, v. 1945, d. 596, fl. 1-6, sipas nr. 38, ose 31/1 të datës 19.1.1945 të seksionit të shëndetësisë të qarkut të Shkodrës.
[9] AVSH, P.1, v. 1945, d. 73, f.3, sipas vendimit 134, dt. 3.5.1945 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[10] AVSH, P.1, v. 1945, d. 59, fl. 1, me vendim 105, dt. 9.4.1945 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[11] AVSH, P.1, v. 1945, d. 59, fl.1, me vendim 105, dt. 9.4.1945 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[12] AVSH, P.1, v. 1946, fl. 1-19, sipas një raporti të seksionit të shëndetësisë të qarkut të Shkodrës të datës 26.1.1946.
[13] AVSH, P.1, v. 1947, d.52, fl.1, sipas vendimit 117, dt. 26.8.1947 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[14] AVSH, P.1, v. 1947, 41, fl. 2, sipas një raporti të paraqitur nga seksioni i shëndetësisë dhe të vendimit të dt. 3.5.1947 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[15] AVSH, P.1, v. 1949, d. 52, fl. 8, sipas procesverbalit nr.8, dt. 6.9.1949.
[16] AVSH, P.1, v. v.1950, d.581, fl.2.
[17] AVSH, P.1, v. 1951, d. 46.
[18] AVSH, P.1, v. 1950, d. 2, fl. 2,13, v.1950, d.3, fl. 6, dt. 13.2.1950 dhe sipas proces-verbalit të dt. 20.1.1950.
[19] AVSH, P.1, v. 1952, d.47, fl.1, sipas vendimit nr.1, dt. 24.1.1952 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[20] AVSH, P.1, v. 1952, d. 1, fl.12, nga raporti i përgatitur I mbledhjes së dt. 3.2.1952.
[21] AVSH, P.1, v. 1953, d. 881, fl. 18-19 dhe v.1953, d. 95, fl.8, sipas buxhetit të vitit 1953 dhe të projekt-buxhetit të vitit 1953.
[22] AVSH, P.1, v. 1954, d. 873, fl. 6-9, “Organika e institucioneve shëndetësore të qarkut të Shkodrës.
[23] AVSH, P.1, v. 1954, d. 100, fl. 1-3, të dhëna të nxjerra nga raporti i seksionit të shëndetësisë.
[24] AVSH, P.1, v. 1955, d.35, fl. 4-5, të mbledhjes së datës 27.1.1955 dhe të vendimit nr.33.
[25] AVSH, P.1, v. 1954, d. 180, fl. 1-3, të dhëna të nxjerra nga analiza e punës të seksionit të shëndetësis së qarkut “Mbi shërbimet e higjenës të institucioneve shëndetësore të qarkut të Shkodrës”.
[26] Po aty.
[27] AVSH, P.1, v. 1954, d. 74, fl.1, të dhëna të marra nga informacioni i përgatitur nga ekipi i kontrollit në këtë institucion.
[28] AVSH, P.1, v. 1954, d. 881, fl. 18-19, të dhëna të nxjerra nga historiku spitalit civil të Shkodrës në vite, deri në vitin 1954.
[29] AVSH, P.1, v. 1956, d. 857, fl. 1,2,26, të dhëna të nxjerra nga analiza e punës vjetore “Mbi shërbimin shëndetësor në qarkun e Shkodrës.
[30] AVSH, P.1, v. 1956, d. 857, fl. 1-26.
[31] AVSH, P.1, v. 1957, d. 147, fl. 1-2, të dhëna të nxjerra nga relacioni “Mbi buxhetin e shtetit për shpenzimet e 6-mujorit të parë të vitit 1957, miratuar në mbledhjen e dt. 1.8.1957.
[32] AVSH, P.1, v. 1958, d. 63, fl.1, të dhëna të nxjerra nga relacioni i projekt-buxhetit të vitit 1958 të qarkut të Shkodrës.
[33] AVSH, P.1, v. 1959, d. 198, fl. 8.
[34] AVSH, P.2, v. 1961, d. 188, fl. 1-2, sipas vendimit 107, dt. 29.8.1961.
[35] AVSH, P.2, v. 1961, d. 192, fl. 1, sipas vendimit 106, dt. 29.8.1961.
[36] AVSH, P.1, v. 1961, d. 758, fl. 1-76, të dhëna të nxjerra nga veprimtaria e spitalit civil të Shkodrës gjatë 6-mujorit të parë të vitit 1961.
[37] AVSH, P.1, v. 1961, d.1, fl. 1-14, të dhëna të nxjerra nga raporti « Mbi aprovimin e buxhetit të vitit 1961 dhe realizimi i vitit 1960, miratuar në mbledhjen e dt. 23.1.1961 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[38] AVSH, P.1, v. 1961, d. 40, fl. 1-5.
[39] AVSH, P.1, v. 1961, d. 202, fl. 1-9.
[40] AVSH, P.1, v. 1961, d. 192, fl. 1, sipas vendimit 106 të dt. 29.8.1961.
[41] AVSH, P.1, v. 1963, d. 13, fl. 1-8, sipas vendimit nr. 2, dt. 22.1.1963.
[42] AVSH, P.1, v. 1963, d. 91, fl. 1-3, vendim nr.74, dt. 30.4.1963, të dhëna të nxjerra nga raporti “Mbi shërbimin shëndetësor në spital dhe në poliklinikën e Shkodrës”.
[43] AVSH, P.1, v. 1963, d. 150, fl. 1-6.
[44] AVSH, P.3, v. 1964, d. 312, fl. 1-9, vendim i dt. 30.12.1964, ku në zërin shpenzime futeshin si nën zëra investimet, ndërtimet, kuota e ushqimit, fondi i pagave, aq san ë shumë raste nuk jepet nga cili nënzë janë bërë shpenzimet.
[45] AVSH, P.2, v. 1964, d.5, fl. 1-12, mbledhja e dt. 29.1.1964.
[46] AVSH, P.5, v. 1965, d.1, fl. 1-30 e mbledhjes së dt. 28.1.1965.
[47] AVSH, P.2, v. 1964, fl.1, sipas vendimit nr. 119, dt. 30.6.1964 të Kom. Ekz. të Qarkut të Shkodrës.
[48] AVSH, P.1, v. 1965, d. 110, fl. 1-10, sipas mbledhjes të dt. 11.5.1965.
[49] AVSH, P.1, v. 1965, d. 176, fl. 1-33.
[50] AVSH, P.1, v. 1966, d. 542, fl. 1-17.
[51] AVSH, P.1, d.543, fl. 1-8.
[52] AVSH, P.1, d. 57, të dhëna të nxjerra nga plani 5-vjeçar (1971-75), miratuar në mbledhjen e dt. 24.9.1969.
[53] AVSH, P.5, v. 1967, d. 555, fl. 1-7, të dhëna të nxjerra nga relacioni “Mbi veprimtarinë e shërbimit shëndetësor te institucionet e mjekimit të rrethit të Shkodrës, dt. 25.1.1968.
[54] AVSH, P.18, v. 1968, d. 589, fl. 1-3, sipas shkresës 742, dt. 8.5.1968 të seksionit të shëndetsisë të rrethit të Shkodrës dërguar MSH “Mbi disa të dhëna për punën e kryer në spitalin civil të Shkodrës”.
[55] AVSH, P.1, v. 1970, fl. 1-50.
[56] AVSH, P.2, v. 1971, d. 164, fl. 1-4.
[57] AVSH, P.16, v. 1971, d. 666, fl. 1-3, sipas 167/1, dt. 16.2.1971 të MSH Tiranë dhe të kërkesës nr. 571 të seksionit të shëndetësisë-Shkodër.
[58] AVSH, P.16, v. 1971, d. 666, fl. 32-33, sip[as 167/14 të dt. 6.9.1971 të MSH Tiranë
[59] AVSH, P.1, v. 1972, d. 76, fl. 62, 97.
[60] AVSH, P.1, v. 1974, d. 670, fl. 4-5.
[61] AVSH, P.1, v. 1974, d. 36, fl. -2, sipas vendimit nr.25 të dt. 1.3.1974 të Kom. Ekz. të Rrethit të Shkodrës.
[62] AVSH, P.2, v. 1975, d. 170, fl. 7, sipas vendimit nr. 44, të dt. 26.5.1975 të Kom. Ekz. të Rrethit të Shkodrës.
[63] AVSH, P.2, v. 1975, d. 836, fl 21, 84.
[64] AVSH, P.1, v. 1976, d. 567, fl. 1, sipas vendimit nr. 781 të dt. 5.2.1976 dhe të vitit 1976, fl.1.
[65] AVSH, P.1, v. 1977, d. 476, fl. 22 dhe 29-31, të dhëna të nxjerra nga shkresa nr. 1953 të dt. 22.3.1977 të seksionit të shëndetësisë të rrethit të Shkodrës dërguar MSH, nën titullin “Mbi indeksin e evidencës për spital gjatë vitit 1976, veçanërisht për shtrimet sipas reparteve”.
[66] AVSH, P.1, v. 1977, fl. 121-131.
[67] AVSH, P.1, v. 1977, d. 479, fl. 3-4, të dhëna të nxjerra nga relacioni mbi disa të dhëna të spitaleve dhe të numurit të shtretërve sipas reparteve.
[68] AVSH, P.1, v. 1978, d. 85, fl. 1-4, sipas vendimit nr. 56, dt. 15.5.1978 të Kom. Ekz. të Rrethit të Shkodrës.
[69] AVSH, P.1, v. 1978, d. 477, fl. 56, sipas vendimit nr. 116, dt. 9.1.1979 të seksionit të shëndetësisë dërguar MSH Tiranë.
[70] AVSH, P.1, v. 1979, d. 541, fl. 91.