Vënie në dijeni për procedurat për informim:

Duke u bazuar në ligjin nr 119/2014 “PER TE DREJTEN E INFORMIMIT” kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
o emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
o adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
o përshkrimin e informacionit që kërkohet;
o formatin në të cilin preferohet informacioni;
o çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar

•Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.

•Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
o ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
o ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.

•Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.

Formati për bërjen e një kërkese shkarko këtu

Formati për kthimin e përgjigjes shkarko këtu

Formati mbi refuzimin e formës së kërkuar të informacionit shkarko këtu

Formati mbi zgjatjen e afatit të kthimit të përgjigjes shkarko këtu

Model i Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve shkarko këtu