All posts in SRSH

Konferenca me teme “Urgjencat mjekesore ne Spitalin Rajonal Shkoder”

Konferenca me teme “Urgjencat mjekesore ne Spitalin Rajonal Shkoder”

Spitali Rajonal Shkoder dhe Urdhri i Mjekut Shkoder njofton se me date 16 Dhjetor 2017 organizon konferencen me teme “Urgjencat mjekesore ne Spitalin Rajonal Shkoder”.

Bordi Organizativ

  1. Dhurata Uruçi
  2. Astrit Lahi
  3. D.Sc. Gezim Galiqi
  4. Greta Naraçi
  5. D.Sc. Nevila Tabaku
  6. D.Sc. Skender Brati
  7. Senad Halluni
  8. Luan Bajri
  9. Besmir Grizhja
  10. Holta Duda
  11. Halil Golemi

Ftojme te aplikojne te gjithe mjeket e interesuar duke derguar nje abstrakt ne Word me 250-300 fjale te shkruar ne gjuhen angleze. Bashkangjitur abstraktit te dergohet edhe nje CV ne adresen e email-it nertila.lika@gmail.com.

Karakteristikat e abstraktit

  • Hyrja
  • Objektivat
  • Metodologjia
  • Rezultatet
  • Konkluzione
  • Referenca (te pakten dy)

Afati i dorezimit te abstraktit eshte me date 30 Tetor 2017.

Aktiviteti eshte ne proçes akreditimi nga QKEV.

More

Vizitë e delegacionit të Ministrisë së Shëndetësisë Turke në Spitalin Rajonal Shkodër

Ditën e djeshme, në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër, ishin për vizitë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë Turke. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të ministrive përkatëse të shtetit Turk dhe atij Shqipëtarë. Fjalimi hapës u mbajt nga drejtori i spitalit, Z. Përparim Çela, i cili shprehu gatishmërinë e plotë për cdo lloj shkëmbimi eksperiencash ndërmjet dy palëve. Takimi vijoi me pyetje/përgjigje me qëllim krijimin e një panorame të plotë të gjendjes së spitalit.

14813170_10207630724867129_1477202131_o

14881665_10207630727787202_1553143842_o

14881406_10207630722467069_1871592205_o

14895698_10207630725907155_829743713_o

More

Hemodializa ofrohet tashmë edhe në Shkodër

Shërbimi i Hemodializës, një proces jetik për pacientët që duhet ta kryejnë atë, ofrohet tashmë dhe në Shkodër, pas Vlorëss, nga një shërbim me kushte mjerane dhe të degraduara në një shërbim me standarde europiane, duke lehtësuar për qytetarët barrën e shpenzimeve dhe kursyer kohën e udhëtimit dhe mundimin për në QSU “Nënë Tereza” në Tiranë.

big_shkoder-26

big_shkoder-24

big_shkoder-16

big_shkoder-15

big_shkoder-14

big_shkoder-10

big_shkoder-11

big_shkoder-12-1

big_shkoder-12

big_shkoder-13

big_shkoder-09

big_shkoder-08

big_shkoder-07

big_shkoder-06

big_shkoder-05

big_shkoder-01

big_shkoder-02

big_shkoder-03

big_hemodializa_shkoder_2

1468393047big_hemodializa_shkoder_1

More

Koronarografia për herë të parë në Spitalin Rajonal Shkodër

Për herë të parë, Spitali Rajonal i Shkodrës, ofron shërbimin e Koronarografisë dhe ndërhyrjeve të tjera mini-invazive në zemër, tërësisht falas për pacientët. Hapja e këtij shërbimi të ri në këtë spital e ka ulur ndjeshëm kohën e pritjes së pacientëve që kanë nevojë për këtë shërbim, duke e shkurtuar atë nga 6 muaj apo 1 vit që ishte më parë, në 4 deri në 6 javë.
Pas një investimi total prej 75 milionë lekë në Repartin e Kardiologjisë, tashmë spitali Rajonal i Shkodrës, ofron një gamë më të gjerë shërbimesh për pacientët, cilësi të lartë, si dhe pajisje mjekësore diagnostikuese dhe kuruese të teknologjisë më të përparuar. Shkodra bëhet kështu i vetmi spital jashtë Tiranës (përfshirë edhe spitalet jopublike) që ofron këtë shërbim për pacientët me zemër, në ndryshim nga të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë.
Është pikërisht ekipi i mjekëve kardiologë intervencionistë të Spitalit Rajonal të Shkodrës që po realizon me sukses kryerjen procedurave të para të Koronarografisë.
Falë këtij investimi, pacientëve të Shkodrës, por edhe gjithë zonës së Veriut, nuk do t’iu duhet të udhëtojnë më drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim, pasi ai mund të realizohet në kushtet moderne dhe më standarde të larta, në këtë spital. Gjithashtu ofrimi i këtij shërbimi në spitalin e Shkodrës, sjell uljen e ndjeshme të kohës së pritjes së pacientëve, që kanë nevojë për ndërhyrje në QSUT në Tiranë.

14462963_585273278327393_1226680638689894738_nok
Një vit në listë pritjeje, por dhe mbi 4 mijë euro i duheshin Fatmir Nutajt, banor në Koplik të Malësisë së Madhe, për të kryer koronarografinë, një ekzaminim i domosdoshëm për diagnostikimin e sëmundjes së tij të zemrës, në një prej spitaleve private të vendit.

14368665_585272291660825_4288715264373815089_nok
Sot, Fatmirin e takojmë në shtëpinë e tij, pasi ka kryer prej pak ditësh më parë këtë ndërhyrje të rëndësishme për jetën e tij, falas dhe me sukses të plotë. Por 48-vjeçari nuk është i vetmi, pasi këtë shërbim e kanë përfituar edhe 10 pacientë të tjerë, të cilët pas muajve të gjatë të pritjes, kanë kryer këtë ndërhyrje në kryeqendrën e veriut.

More

Shpëtoni një jetë, Jepni Gjak

Çdo ditë spitalit të Shkodres i duhen të paktën pesë njësi gjaku për transfuzione dhe ndërhyrje kirurgjikale. Sezoni turistik është koha kur nevojat për gjak rriten për shkak të aksidenteve dhe dhurimet ulen, si pasojë e pushimeve. Ndaj bashkojuni nismës për të dhuruar gjak, pranë bankës së gjakut në Spitalin Rajonal Shkodër. 10 fëmijë talasemikë dhe 7 të rritur të prekur nga kjo anemi mesdhetare, kanë nevojë për ju që të qëndrojnë në jetë. Dhjetra të aksidentuar, që operohen në spitalin tonë kanë nevojë për njësi gjaku. Aktualisht numërohen 630 familjarë, 65 vullnetarë që japin gjak. Nismës i është bashkuar edhe stafi i spitalit me dhurime të vazhdueshme.
Pse duhet dhuruar gjak?
Të dhurosh gjak nuk është vetëm një gjest human, por ndihmon edhe në pastrimin e organizmit të njeriut. Gjak mund të dhurojë çdo person mbi 18 vjeç dhe nën 65 vjec e që peshon të paktën 50 kg. Gjatë një viti një burrë mund të dhurojë deri në katër herë, ndërsa një grua dy herë. Distanca nga një dhurim tek tjetri duhet të jetë të paktën 90 ditë. Në çdo dhurim ne japim 450 ml gjak nga 4.5-5 litra që ka trupi jonë.
Sa zgjat dhurimi i gjakut?
Dhurimi i gjakut zgjat 8-10 minuta, por koha që do të qëndroni në bankën e gjakut është rreth 30 minuta. Mjekët do t`ju bëjnë analizat e nevojshme dhe 15 minuta pas dhurimit mund të vazhdoni aktivitetin tuaj normal.
Disa këshilla!
Mëngjesin kur do të dhuroni gjak, konsumoni ushqime të lehta. Lëngje frutash, sasi të vogla buke, çaj ose kafe me pak sheqer. Pas dhurimit të gjakut duhet të konsumoni ujë ose lëng frutash. Mos pini duhan menjëherë para dhe pas dhurimit.
Dhuroni gjak sot, ndoshta nesër do të keni nevojë për të, ju ose familjarët tuaj!

More