All posts by admin

Shpëtoni një jetë, Jepni Gjak

Çdo ditë spitalit të Shkodres i duhen të paktën pesë njësi gjaku për transfuzione dhe ndërhyrje kirurgjikale. Sezoni turistik është koha kur nevojat për gjak rriten për shkak të aksidenteve dhe dhurimet ulen, si pasojë e pushimeve. Ndaj bashkojuni nismës për të dhuruar gjak, pranë bankës së gjakut në Spitalin Rajonal Shkodër. 10 fëmijë talasemikë dhe 7 të rritur të prekur nga kjo anemi mesdhetare, kanë nevojë për ju që të qëndrojnë në jetë. Dhjetra të aksidentuar, që operohen në spitalin tonë kanë nevojë për njësi gjaku. Aktualisht numërohen 630 familjarë, 65 vullnetarë që japin gjak. Nismës i është bashkuar edhe stafi i spitalit me dhurime të vazhdueshme.
Pse duhet dhuruar gjak?
Të dhurosh gjak nuk është vetëm një gjest human, por ndihmon edhe në pastrimin e organizmit të njeriut. Gjak mund të dhurojë çdo person mbi 18 vjeç dhe nën 65 vjec e që peshon të paktën 50 kg. Gjatë një viti një burrë mund të dhurojë deri në katër herë, ndërsa një grua dy herë. Distanca nga një dhurim tek tjetri duhet të jetë të paktën 90 ditë. Në çdo dhurim ne japim 450 ml gjak nga 4.5-5 litra që ka trupi jonë.
Sa zgjat dhurimi i gjakut?
Dhurimi i gjakut zgjat 8-10 minuta, por koha që do të qëndroni në bankën e gjakut është rreth 30 minuta. Mjekët do t`ju bëjnë analizat e nevojshme dhe 15 minuta pas dhurimit mund të vazhdoni aktivitetin tuaj normal.
Disa këshilla!
Mëngjesin kur do të dhuroni gjak, konsumoni ushqime të lehta. Lëngje frutash, sasi të vogla buke, çaj ose kafe me pak sheqer. Pas dhurimit të gjakut duhet të konsumoni ujë ose lëng frutash. Mos pini duhan menjëherë para dhe pas dhurimit.
Dhuroni gjak sot, ndoshta nesër do të keni nevojë për të, ju ose familjarët tuaj!

More

Kanceri i Gjirit

Muaji Tetor -Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit
Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit pë rkancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen pë rsensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës .

More

SHENDETI YNE

I ftohti dhe sëmundjet kronike
I ftohti dhe temperaturat e ulta, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Përveç rritjes sëgjendjeve gripale,temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë, në të vërtetë, një riakutizim dhe rëndim të sëmundjeve kronike, sidomos të rugëve tëfrymëmarrjes, të sëmundjeve kardiovaskulare , të kockave. Në kushte ekstreme të tëftohtit, gjithashtu mund të ndodhë hipotermi dhe ngrirja.
I ftohti i madh, që ndodh në peridhën e dimrit sidomos nëdisa zona të vendit, përbën një kërcënim për shëndetin, sidomos të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me disa sëmundje kronike, të cilët janë më të prekshëm dhe më në rrezik të marrjes së infeksioneve. Por edhe më të rinjtë, të shëndetshëm mund të vuajnë pasoja shëndetësore, ndonjëherë të rënda kur ekspozohen ndaj temperaturave shumë të ulëta

More